Shendet

7 mln të vdekur në vit – Ndotja e ajrit si një “markë e re duhani”

Ndotja e ajrit është “një markë e re duhani”. Këto ishin fjalët me të cilat kryetari i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ka shprehur rrezikun që na kanoset. Sipas tij akti i thjeshtë i frymëmarrjes po vret 7 milionë njerëz në vit dhe dëmton shumë të tjerë. Mbi 90 për qind e popullsisë në botë vuan nga ajri i ndotur dhe hulumtimet çdo herë e më shumë zbulojnë se kjo është shkaktar kryesor i shumë sëmundjeve që prekin njerëzit, veçanërisht fëmijët.

“Bota është kthyer si një markë e re duhani. Ajri në botë është i njëjtë me tymin e duhanit,” tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë ndotjes së ajrit, qoftë i pasur apo i varfër. Është një emergjencë për shëndetin publik që mbetet ende i heshtur. Është  momenti i duhur që të marrim masa për t’u përgjigjur urgjentisht kësaj sfide,” shtoi ai.

Tedros  Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH

OBSH mban konferencën e saj të parë globale mbi ndotjen dhe ndikimin e ajrit të shëndeti i njerëzve javën ë ardhshme në Gjenevë, duke përshirë të gjithë shtetet që duhet të marrin masa për të ulur ndotjen e ajrit.

"Fëmijët janë kryesisht më të rrezikuarit nga ajri toksik", tha Maria Neira, drejtoreshë e OBSH për shëndetin publik dhe mjedisin. Ajo shprehet se ndotja e ajrit është e rrezikshme për të gjithë, por femijët janë më të prekurit. Nëpërmjet ajrit të ndotur fëmijët mund të sëmuren nga kanceri, humbja e inteligjencës dhe sëmundjet e frymëmarrjes. “Një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm është kushti me i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Duke parandaluar ndotjen e ajrit  mund të zvogelojmë rreziqe të mëdha shëndetësore”, shtoi ajo.

 OBSH-ja po punon me profesionistët e shëndetësisë jo vetëm për të ndihmuar pacientët e tyre, por edhe për t’u dhënë atyre instruksionet e duhura që të qëndrojnë larg ambienteve ku ajri është i ndotur, kryesisht endet ku përpunohen naftë ose lëndë të tjera kimike.

“Asnjë person, grup, qytet, vend, ose rajon nuk mund të zgjidhë problemin i vetëm”, tha Tedros. Në shumë vende, shumica e zonave urbane kanë nivele të paligjshme të ndotjes së ajrit. Plani më i fundit i veprimit të qeverisë nga avokatët e mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se ndotja e ajrit është në nivele më të larta se vitet e tjera. Globalisht, ndotja e ajrit po shkakton më shumë vdekje në vit sesa duhani.

Megjithatë, studiuesit mendojnë se dëmi i njohur për shkak të ndotjes së ajrit sic janë sulmet në zemër dhe sëmundjet e mushkërive janë vetëm “maja e ajsbergut”. Statistikat tregojnë se 7 milionë njerëz vdesin nga ndotja e ajrit.

Çdo muaj tregohen studime të reja që tregojnë rreziqet që hasin njerëzit nga ajri i ndotur. Sipas një raporti të fundit nga Banka Botërore, kostoja e jetës së humbur dhe e përfitimit të sëmundjeve është gjithashtu një barrë ekonomike kolosale që shkon deri në 5 mijë dollarë në vit. Trajtimi i ndotjes së ajrit duke mbyllur termocentralet ndotës dhe duke u zhvendosur në transport më të pastër, si çiklizmi apo makinat elektrike ka një përfitim të dyfishtë. “Ne të gjithë e dimë se ndotja po shkakton dëme të mëdha dhe ne të gjithë e dimë se është diçka që mund të shmangim. Duhet të reagojmë urgjentisht,” shprehet Tedros


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë