30 qershori kaloi, votimet u mbyllën pa incidente dhe është duke shkuar drejt fundit edhe procesi i numrimit të votave në të gjitha bashkitë e vendit. Nuk ka shumë dilema se cilët do të jenë kryetarët e rinj të bashkive në vend dhe të gjitha ato pritet të jenë nën drejtimin e Partisë Socialiste.
Kandidatët e PS fituan në të gjithë bashkitë e vendit dhe vetëm në disa prej tyre, aty ku pati garë, PS po merr diçka rreth ose më pak se 90% të votave. Në një pjesë të madhe të bashkive Partia Socialiste ka rikonfirmuar kryetarët aktualë.
Më poshtë iu paraqesim të gjithë kryetarët e bashkive që, sipas të gjitha gjasave, do të qeverisin në nivel lokal të 61 bashkitë e vendit.

Belsh, Arif Tafani
Berat, Ervin Demo
Bulqizë, Lefter Alla 
Cerrik, Andis Salla 
Delvinë, Majlinda Qilimi 
Devoll, Eduard Duro 
Dropull, Dhimiter Tola 
Dibër, Dionis Imeraj 
Divjakë, Fredi Kokoneshi 
Durrës, Valbona Sako 
Elbasan, Gledian Llatja 
Fier, Armando Subashi 
Finiq, Kristo Kiço 
Fushë-Arrëz, Fran Tuçi 
Gjirokastër, Flamur Golemi 
Gramsh, Klodian Tace 
Has, Liman Morina 
Himarë, Jorgo Goro 
Kamëz, Rakip Suli 
Këlcyrë, Klemend Ndoni 
Klos, Ilmi Hoxha 
Kolonjë, Erjon Isai 
Konispol, Shuaip Beqiri 
Korçë, Sotiraq Filo 
Krujë, Artur Bushi 
Kuçovë, Kreshnik Hajdari 
Kukës, Safet Gjici 
Kurbin, Majlinda Cara 
Lezhë, Pjerin Ndreu 
Libohovë, Luiza Mandi 
Librazhd, Kastriot Gurra 
Lushnjë, Fatos Tushe 
Malësi e Madhe, Tonin Marinaj 
Maliq, Gëzim Topçiu 
Mallakastër, Qerim Ismaili 
Mat, Agron Malaj 
Memaliaj, Gjolek Guçi 
Mirditë, Ndrec Deda 
Patos, Rajmonda Balilaj 
Peqin, Lorenc Tosku 
Përmet, Alma Hoxha 
Perrenjas, Nuri Belba 
Pogradec, Ilir Xhakolli 
Poliçan, Adriatik Zotkaj 
Pukë, Gjon Gjoni 
Kavajë, Redjan Krali
Roskovec, Majlinda Bufi 
Rrogozhinë, Haxhi Memolla 
Sarandë, Ardian Gurma 
Selenicë, Pellumb Binaj 
Shijak, Elton Arbana 
Shkodër, Valdrin Pjetri 
Skrapar, Adriatik Mema 
Tepelenë, Tërmet Peçi 
Tirane, Erion Veliaj 
Tropojë, Rexh Byberi 
Ura Vajgurore, Juliana Memaj 
Vau i Dejës, Mark Babani 
Vlorë, Dritan Leli 
Vorë, Agim Kajmaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)































































