Ka ndodhur

6 viktima në 24 orë, pozitiviteti mbetet në nivele të larta

Gjashtë persona ka ndërruar jetë dhe 566 janë rastet e reja me Covid të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit, ose 15,3 për qind e totalit të testimeve të kryera

Viktima më e re në moshë është regjistruar një 57-vjeçar nga Fieri. Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spital janë shtruar 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Statistika (21 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 566
Të shëruar në 24 orë 513
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3677
Testime totale 1,273,212
Raste pozitive 180,029
Raste të shëruara 170,730
Raste Aktive 6444
Humbje jete 2,855

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3208
Fier 778
Durrës 744
Shkodër 446
Elbasan 237
Korçë 185
Gjirokastër 181
Berat 175
Lezhë 172
Kukës 136
Vlorë 115
Dibër 67


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë