Ka kaluar një vit që kur Axel Lehmann u bë drejtues i Credit Suisse dhe gjysmë viti që kur Ulrich Körner u bë shef ekzekutiv. Por ato ende nuk i kanë zhdukur problemet tek banka e dytë më e madhe në Zvicër, shkaktuar nga një trashëgimi skandalesh dhe keqmenaxhimi.
Nëse ekziston dikush që po kërkon shenja përmirësimi në rezultate e CS do ta ketë të vështirë t’i gjejë. Shumë nga të dhënat ishin të dobëta. Gjashtë ishin të tmerrshme, ose të paktën potencialisht.
E para, dhe më e dukshmja, ishte përgjigja e çmimit të aksionit ndaj rezultateve që CS me guxim i pozicionoi si “me progres të fortë” që ishte “në përputhje me udhëzimet”. Investitorët e panë këtë, duke e çuar aksionin të bjerë me 15% të enjten në më pak se 1 franga 1 aksion. Gjatë 10 viteve, stoku i CS ka humbur afër 90% të vlerës së vet.
Shifra e dytë e tmerrshme është ulja e besimit të klientëve. Në një kohë kur CS ka qenë e zëshme në lidhje me planin e saj për t’u ripërqendruar larg investimeve dhe më shumë drejt menaxhimit të pasurisë, nuk ishte ngushëlluese të dëgjoje se biznesi i pasurisë kishte hequr 93 miliardë franga, ose 15% të aseteve të tij nën menaxhim, në vetëm tre muaj. CS kishte sugjeruar më parë se daljet e aktiveve ishin stabilizuar pas një eksodi paniku parash në tetor, pas thashethemeve të mediave sociale për shëndetin financiar të bankës. Edhe pse ritmi i flukseve dalëse u ngadalësua pas tetorit, tërheqjet vazhduan në nëntor dhe dhjetor.
Ndër shifrat që vazhdon të ketë humbje është edhe ajo e forcës së kapitalit. CS e dinte se një kapital i fortë është thelbësor për besimin e investitorëve në asete dhe borxhe. Kapitali i saj ra me 14.4% në raport vjetor dhe është shifra e tretë “e ndyrë”, veçanërisht nëse humbjet e parashikuara të këtij viti nuk kompensohen nga lehtësimi rregullator i kapitalit që banka pret.
Humbjet nga kreditë duken si një tjetër pikë ku CS nuk gëzon dot- ajo ka patur 16 mln franga provigjione gjatë 2022-shit. Por kjo shifër nuk përfshinte 155 mln ekstra nga një keqmenaxhim me Archegos, një kompani menaxhimi asetesh. Edhe nëse goditjet e tjera historike minimizohen dhe ekspozimet e kredive me rrezik në Zvicër janë jashtëzakonisht të ulëta, humbjet e kredisë po shkojnë vetëm në një drejtim, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të ekonomisë globale.
Shifra e tmerrshme numër pesë është shifra që CS po paguan ish-drejtorin e saj jo-ekzekutiv, të kthyer tashmë në një shpresë të madhe për ringjalljen e investimeve bankare, Michael Klein. Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, Klein – një tregtar i jashtëzakonshëm me një listë marrëdhëniesh me klientët e korporatave gjigande dhe investitorë me para të mëdha – i ka shitur butikun e tij të konsulencës, Credit-it. Ai tani do të drejtojë bankën e ringjallur të investimeve Credit Suisse First Boston. Arsyeja pas vlerësimit 175 milionë SFr të butikut (ose 210 milionë SFr duke përfshirë interesin e parashikuar) është e paqartë. Pavarësisht nga garancitë e përsëritura nga CS se konfliktet e interesit ishin “menaxhuar”, marrëveshja duket e tmerrshme – një anëtari bordi i është dorëzuar lidershipi dhe pronësia e pjesshme e bankës së investimeve të grupit dhe ka marrë një fitim të papritur 75 milionë SFr në para paraprakisht.
Banka e investimeve me humbje, meqë ra fjala, pësoi një rënie gati 60% të të ardhurave në tremujor, duke përfshirë një rënie prej 84% në shitjet dhe tregtimin me të ardhura fikse dhe një rënie prej 9% në aksione: kjo është pika e gjashtë e tmerrshme e të dhënave.
Me këto të dhëna, edhe nëse banka bën ristrukturimin më të madh të të gjitha kohërave, ajo nk ka më hapësirë për të vepruar dhe gabuar.
Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.