Teknologji dhe Inovacion

5G në Shqiperi në vitin 2022. AKEP hap tenderin 22 milionë lekë.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur tenderin 22 milionë lekësh  për studimin e komunikimt digjital dhe sigurisë teknike në vend. Përgatitja e një plan projekti për të përgatitur kompanitë telefonike në Shqipëri mbi përdorimin e rrjetit 5G deri në vitin 2022.

Projekti i AKEP vjen në përputhshmëri me standardet europiane mbi përdorimin e 5G si rrjet më efikas për përdoruesit dhe më i dobishëm për mbulimin territorial të vetë kompanive.

Tenderi do të jetë i hapur deri ë datën 5 Mars dhe fituesi do ta ekzekutojë projektin në një kohë prej 8 muajsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë