Media Galeri

59-vjeçari Tom Cruise duket po aq i ri në rolin e Maverick, 36 vjet pasi luajti në filmin e parë “Top Gun”

Ai ishte vetëm 24 vjeç kur Top Gun doli nëpër kinema për herë të parë në 1986. Dhe 36 vjet më vonë, Tom Cruise nuk duket se është plakur asnjë ditë, ndërkohë që “Top Gun: Maverick” që është vazhdimi i filmit të parë, përgatitet të shfaqet për publikun.

Ylli 59-vjeçar i filmit është duke ripërsëritur rolin e tij si nënkoloneli Pete ‘Maverick’ Mitchell dhe duket po aq rehat sa kurrë më parë teksa rihyn në uniformën e tij të pilotit.

Në “Top Gun: Maverick”, personazhi i tij tani është një instruktor fluturimi, i cili trajnon një detashment të të diplomuarve të Top Gun për një mision special që asnjë pilot nuk e ka ndërmarrë ndonjëherë.
Vazhdimi i shumëpritur shfaqet në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 25 maj dhe në kinematë amerikane më 27 maj.

Miles Teller, Jennifer Connelly dhe Tom Cruise

Filmi origjinal i vitit 1986 ishte një hit i suksesshëm që e vendosi Tom Cruise në elitën e Hollivudit, ndërsa luajti sëbashku me aktorët Anthony Edwards, Meg Ryan, Kelly McGillis dhe Val Kilmer.
Filmi fitoi mbi 356 milionë dollarë, pavarësisht se kishte një buxhet prej vetëm 15 milionë dollarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë