Lojëra me Dore

57 fenomenë për të fituar Olimpiadën, zbulohet lista paraprake e Amerikës

Federata Amerikane e Basketbollit ka bërë të ditur emrat, mes të cilëve menaxheri Xherri Kolanxhelo dhe trajneri Greg Popoviç do të përzgjedhin skuadrën që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios me synimin për të fituar medaljen e artë.

Për momentin, lista është shumë e gjatë, 57 fenomenë që përfaqësojnë më të mirën e basketbollit amerikan, më të mirën e NBA-së. Gjatë 4 muajve të ardhshëm do të mësohet edhe lista zyrtare me 12 lojtarët që do të përpiqen t’i japin Amerikës medaljen e 4-t të artë në basketbollin e meshkujve. Kolanxhelo dhe Popoviç kanë publikuar listën, nga e cila do të dalë skuadra olimpike, ku yjet nuk do të mungojnë.

Curry (majtas), ylli amerikan që pritet të jetë në Olimpiadë. Gazeta Si, 12 mars 2021

Lista me 57 emra fillon me 42 lojtarët e grumbulluar në shkurt të 2020-ës, të zgjedhur para se pandemia të ndërpriste gjithçka. Asaj liste i janë shtuar 15 emra: Jarrett Allen (Cavaliers), Eric Gordon (Rockets), Jerami Grant (Pistons), Blake Griffin (Nets), Jrue Holiday (Bucks), DeAndre Jordan (Nets), Zach LaVine (Bulls), Julius Randle (Knicks), Duncan Robinson (Heat), Mitchell Robinson (Knicks), Fred VanVleet (Raptors), John Wall (Rockets), Zion Williamson (Pelicans), Christian Wood (Rockets) dhe Trae Young (Haëks).

42 lojtarët e zgjedhur një vit më parë janë: Bam Adebayo (Heat), LaMarcus Aldridge (Spurs), Harrison Barnes (Kings), Bradley Beal (Wizards), Devin Booker (Suns), Malcolm Brogdon (Pacers), Jaylen Broën (Celtics), Jimmy Butler (Heat), Mike Conley (Jazz), Stephen Curry (Warriors), Anthony Davis (Lakers), DeMar DeRozan (Spurs), Andre Drummond (Cavaliers), Kevin Durant (Nets), Paul George (Clippers), Draymond Green (Warriors); James Harden (Nets), Montrezl Harrell (Lakers), Joe Harris (Nets), Tobias Harris (76ers), Gordon Hayward (Hornets), Dwight Howard (76ers), Brandon Ingram (Pelicans), Kyrie Irving (Nets), LeBron James (Lakers), Kyle Kuzma (Lakers), Kaëhi Leonard (Clippers), Damian Lillard (Blazers), Brook Lopez (Bucks), Kevin Love (Cavaliers), Kyle Lowry (Raptors), JaVale McGee (Cavaliers), Khris Middleton (Bucks), Donovan Mitchell (Jazz), Victor Oladipo (Rockets), Chris Paul (Suns), Mason Plumlee (Pistons), Jayson Tatum (Celtics), Myles Turner (Pacers), Kemba Walker (Celtics), Russell Westbrook (Wizards) dhe Derrick White (Spurs).

Greg Popoviç, trajneri i Amerikës, duke folur me ekipin. Gazeta Si, 11 mars 2021

“Me shtyrjen e Olipiadës, e rëndësishme është të jemi fleksibël dhe të marrim në konsideratë të gjithë ata lojtarë që mund të kontribuojnë për skuadrën, - thotë Kolanxhelo. – Lista më e gjatë se zakonisht na duhet për paqartësitë që do të kemi, duke u nisur nga disponibiliteti i lojtarëve. Kemi marrë shumë “po” dhe kjo do të thotë se për lojtarët është nder i madh të përfaqësojnë vendin e tyre”.

Paqartësia për të cilën flet Kolanxhelo lidhet me kalendarin. Ndeshja e 7-të e “Finals Nba” është në program pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojëraqve Olimpike në Tokio. Kështu, lojtarët që shkojnë deri në fund me skuadrën e tyre, nuk mund të jenë në Japoni. Kjo vë në pikëpyetje shumë lojtarë big, që tani janë dakord të jenë në Olimpiadë.

Drejtuesit kanë kërkuar nga CIO që lista përfundimtare të plotësohet pak orë para nisjes së turneut të basketbollit, ose të kenë mundësinë të ndërrojnë lojtarë deri në ndeshjen e parë. Ata kanë marrë përgjigje negative, por me ndihmën e FIBA-s mund të ndryshojnë gjërat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë