Nga Gazeta Si - Deputetja demokrate Ina Zhupa e ka quajtur procesin zgjedhor në Akademinë e Shkencave, si votime komuniste që do i kishte zili edhe Enver Hoxha e për pasojë, do dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin që i dha mundësinë Skënder Gjinushit të rizgjidhet kryetar.
Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Zhupa tha se ajo çfarë ndodhi sot është një tragjikomedi.
“Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po veç votime komuniste dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.
Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.
Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesisht, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës. Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon”, shkruan Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.