Ngjarje

500 refugjatë të bllokuar në Mesdhe, askush nuk pranon t’i strehojë

Të paktën 500 refugjatë janë bllokuar prej ditësh në det të hapur në Mesdhe ndërkohë që vendet evropiane argumentojnë se në ku do të ankorohen dhe cili do të jetë vendi që duhet t'i strehojë, përpara nisjen së stuhive të parashikuara nga meteorologët.

Refugjatët u shpëtuan nga grupet e ndihmave humanitare pasi u përpoqën të kalonin detin nga Afrika e Veriut. Ata janë bllokuar në dy varka, një anije humanitare me flamur spanjoll dhe një tjetër me flamur norvegjian.

Dy organizatat humanitare “Doktorët pa Kufij” dhe grupi i shpëtimit të emigrantëve “SOS Mediterranee” po i japin ndihëm e parë. Të martën, agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) u kërkoi urgjentisht qeverive të Evropës që t'i linin dy anijet të ankoroheshin.

Anija me refugjatë bllokohet në det të hapur në Mesdhe, Gazeta Si, 15 gusht 2019


"Kjo është një garë kundër kohës," tha Vincent Cochetel, i dërguari special i UNHCR për Mesdheun qendror.

"Stuhitë po vijnë dhe kushtet atmosferike do të përkeqësohen."

Cochetel tha që anijet duhet të pranohen në një nga vendet e Mesdheut pasi pasagjerët e tyre të "duhet të marrin ndihmë të menjëhershme humanitare".

"Njerëzit që kanë ikur nga lufta dhe dhuna në Libi do të jenë në rrezik për jetën për shkak të motit të ashpër dhe stuhitë që priten të mbërrijnë në Mesdhe," shtoi ai.

Greqia nuk ka pranuar refugjatët duke thënë se këto ditë është në ishujt e saj janë ankoruar dhjetëra anije me emigrantë, ndërsa Turqia ka thënë se nuk ka kapacitet për strehimin e një numri të tillë personash pasi po përballet me një valë të re emigrantësh nga Lindja e Mesme.

Ndërkohë Italia ka mbyllur portet për anijet e refugjatëve, duke bërë që vendeve evropiane të përfshihen në një debat të ashpër se ku do të ankorohen dy anijet e shpëtimit.

Aktori i njohur hollivudian Richard Gere vizitoi të dyja anijet të premten, takoi njerëzit në bord dhe u dërgoi ushqim dhe ujë.

Të mërkurën një gjykatë italiane mbështeti kërkesën e dy anijeve për ankorim dhe pezulloi vendimin e Ministrisë së Brendshme italiane për të ndaluar e tyre nga ujërat e vendit.

Menjëherë pas vendimit, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini përsëriti kundërshtimin e tij për anijet humanitare që hynin në portet italiane. Ministria e Brendshme italiane tha se do të apelojë vendimin e gjykatës të së mërkurës, ndërkohë që të dyja anijet janë nisur drejt Italisë me shpresën se do të lejohen të ankorohen.

Afro 600 refugjatë kanë humbur jetën në ujërat midis Libisë, Italisë dhe Maltës deri më tani në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë