Arredim

5 ngjyrat me të cilat nuk duhet ta lyeni kurrë dhomën tuaj të ndenjes

Dhoma juaj e ndenjes është një nga hapësirat më të rëndësishme në shtëpinë tuaj, që do të thotë se vendimi se çfarë ngjyre duhet ta lyeni ka të ngjarë të ndryshojë komplet pamjen e shtëpisë.

Nuancat si jeshile dhe rozë kanë pasur kohët e fundit momentin e tyre në kulmin e tendencave të ngjyrave. Megjithatë, disa ekspertë thonë se këto ngjyra duhet të shmangen kur lyeni dhomën e ndenjes.

Janë 6 ngjyra që nuk duhet të përdoren për të lyer dhomën e ndenjes.

Kafe

Ngjyra bezhë është goxha e pëlqyer nga njerëzit por pavarësisht kësaj, dizejnuesit thonë se ka një ton që nuk duhet të përdoret, kafe.

Dizejnuesja Nishtha Sadana thotë që një dhomë ndenjeje kafe mund t'ju 'rëndojë' dhe t'i japë një ndjesi të zymtë hapësirës suaj, veçanërisht nëse dhoma juaj nuk ndricohet nga drita e diellit.

“Nëse ju pëlqejnë ngjyrat më të errëta, merrni parasysh një ton blu të errët ose diçka në ngjyrë kafe të errët”, sugjeron Nishtha. Këto ngjyra do të duken më të guximshme dhe do të sjellin gjallëri në idetë tuaja të dhomës së ndenjes, në vend që të sjellin zymtësi në hapësirë.

Rozë

Roza ishte fillimisht ndër nuancat më të njohura të sezoneve të fundit por stilistja Nishtha Dhand thotë që kjo nuancë formalisht në modë nuk ka vend në dhomën më të rëndësishme të shtëpisë.

“Edhe pse idetë e dhomës në ngjyrë rozë të ndezur janë në modë, është një “jo” e madhe për dhomën e ndenjes. Mund të përfundojë duke e bërë dhomën tuaj të ndenjes të duket shumë femërore, gjë që nuk është një opsion i mirë në planin afatgjatë”, thotë stilistja.

E zeza

Ndonëse nuanca e së zezës nuk është gjithmonë një opsion i keq, “ajo mund ta bëjë hapësirën tuaj të ndihet frikësuese”, thotë Sadana. Nëse nuk keni madhësinë dhe hapësirën për të, mos përdorni të zezë në të gjitha muret e dhomës tuaj të ndenjes. Gjithashtu mund ta bëjë hapësirën tuaj të duket e errët, e zymtë dhe e mërzitshme.

E gjelbër e ndezur

Jeshilja ka qenë në trend vitet e fundit por sipas dizejnueses Stacy Leëis, asnjë nuancë e jeshiles nuk është më tërheqëse

Dizejnuesja tregon se klienti i saj i fundit tregoi se ngjyra jeshile e ndezur e bëri atë të ndihet sikur është në një 'akuarium të pisët'.

E verdha

“E verdha është një ngjyrë që duhet shmangur patjetër në dhomën e ndenjes”, thotë Nishtha. Sipas saj, kjo ngjyrë mund t'ju 'entuziasmojë tepër dhe t'ju pushtojë', duke e bërë dhomën tuaj të ndihet e pakuruar.

Pra, ndërsa ky ton mund të duket si një nuancë optimiste, mund të jetë më mirë të eksperimentoni me nuancën përtej hapësirës suaj kryesore.

Burimi: Home decor. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë