Ngjarje

5 miliardë $ gjoba për Facebook, shkeli privatësinë e 87 mln përdoruesve

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord për Facebook prej 5 miliardë dollarësh, pas hetimit mbi shkeljet e privatësisë së të dhënave. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) po heton pretendimet se konsulenca politike Cambridge Analytica ka marrë në mënyrë të padrejtë të dhënat e 87 milionë përdorues të Facebook.
Gjoba u miratua nga FTC në një votim 3-2, thanë burime për mediat amerikane. Facebook dhe FTC i thanë BBC se nuk kishin asnjë koment mbi raportet.
Si u arrit marrëveshja?
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve FTC filloi hetimin e Facebook në mars 2018 pas raportimeve që Cambridge Analytica kishte arritur në të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të tij. Hetimi u përqendrua në atë nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2011 nën të cilën kërkohej të njoftonte qartë përdoruesit dhe të merrte "pëlqimin e shprehur" për të ndarë të dhënat e tyre.
Gjobë prej 5 miliardë dollarësh u aprovua nga FTC në një votim 3-2, i cili shpërtheu përgjatë vijave partiake, komisionerët republikanë ishin pro kësaj gjobe, ndërsa demokratët kundër.

‘Është koha që Kongresi të veproje, dhe të tregojë se të dhënat e përdorueseve duhet të mbrohen me çdo kusht’ tha senatori amerikan Mark Warner.

Gjoba duhet të finalizohet nga ndarja civile e Departamentit të Drejtësisë, dhe është e paqartë se sa kohë mund të marrë kjo, thanë burimet. Nëse vërtetohet, do të ishte gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga FTC në një kompani të teknologjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë