Sociale

5 mijë pasagjerë mbërrijnë në Portin e Durrësit

Bregdeti i mrekullueshëm shqiptar, malli për familjarët dhe temperaturat e nxehta duket se kanë kthyer mijëra shqiptarë në vendin e tyre, përgjatë ditëve të fundit.

Kapiteneria e Portit të Durrësit është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë dita-ditës në vendin tonë.

Fluksi ka arritur kulmin këtë mëngjes, kur kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë