Arredim

5 gabimet që bëjmë në dizejnimin e tualetit dhe si ti shmangim ato

Tualeti është një nga hapësirat më delikate për tu arreduar pasi kurrë nuk dihet nëse është në rregull apo e ke tepruar. Dizejnuesja Allison Babcock së bashku me disa kolege të saj kanë treguar disa nga gabimet që ne bëjmë dhe që fare mirë mund të shmangen.

Ndriçimi i keq

Mund të ketë ndodhur që të mos jeni lyer si duhet dhe për këtë keni fajësuar çdo gjë përveç atë që duhet të fajësohet. Ndriçimi i keq në pasqyrë. Babcock tregon se përveç se bën që mos të shikoni mirë, drita mbi pasqyrë bën dhe që të krijohen qeset nën sy.

Imazh ilustrues

Sarah Kennedy, dizejnuese në Nju Jork tregon se ndriçimi i mirë është i rëndësishëm nëse llogarisim se shumë njerëz mund të kalojnë kohë të konsiderueshme aty.

Elisabeth Marner, një arkitekte në Nju Jork thotë që dritat LED janë më të këshillueshmet pasi nuk e dëmtojnë syrin dhe kanë ndriçim të mirë.

"Një pasqyrë e ndriçuar mirë që të bën të dukesh shkëlqyeshëm forcon vetëvlerësimin tënd", tha ajo.

Qilimi në tualet

"Pyes veten se çfarë e shtyn një njeri të vendosë një qilim në tualet.” thotë Dallas Jean Liu, dizejnues.

Ai vuri në dukje se kushdo që ka pastruar ndonjëherë një tualet e di se sa e neveritshme bëhet dyshemeja kur ka qilim aty.

Imazh ilustrues

“Avulli dhe uji prishin qilimat. Ato thithin lagështi dhe përfundojnë me erë të keqe dhe myk.” tha Jean Liu.

Në vend të kësaj mund të vendosni qilima që janë plastikë me kusht që ti hiqni shpesh herë për ti ajrosur.

Raftet me produkte

Pothuajse të gjithë kemi një raft me produkte të ndryshme në tualet dhe kjo është jo estetike dhe e bezdisshme.

Marea Clark, dizejnuese në San Francisko tha se është një pamje jo e mirë për syrin kur shikon një raft të mbushur me produkte që dhe mund të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën.

E mira është që të heqim çdo gjë që nuk duhet dhe në tualet të mbahen vetëm produktet që duhen patjetër, në një cep pa qenë nevoja të futen në një raft.

Peshqirët e pakapshëm

Dizejnuesja Tracy Morris thotë se për një familje gjëja më e tmerrshme që mund të bëjë një dizejnues në një shtëpi është të vendosë në një vend të papërshtatshëm shufrat që mbajnë peshqirët.

"Pavarësisht sa e bukur është një banjë, nuk ka asgjë më të keqe sesa të ‘udhëtosh’ nëpër banjë për të marrë peshqirin pas dushit", tha Morris.

Në vend të kësaj, vendosni shufrat jashtë dushit, pranë vaskës dhe pranë lavamanit..

Ngjyra kaotike

“E rëndësishme është që të kombinohen ngjyrat. Imagjino një tualet ku pllakat janë ngjyrë blu për shembull dhe pastaj vendos të lyesh murin ngjyrë jeshil. Një kaos!” tha drejtoresha e “Designers International” Rita Chraibi.

Imazh ilustrues

Në vend të kësaj, vendosni që në fillim se çfarë ngjyrash do të përdorni dhe kombinojini me njëra-tjetrën.

“Qëndroni në ngjyrat qetësuese të tilla si tonet nude, tonet e tokës dhe të butat që krijojnë një sfond qetësues.

Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë