Filma

5 filmat më të mirë klasikë të Krishtlindjeve që me siguri as nuk e dije se ekzistonin

Po afrohen Krishtlindjet dhe t’i do që të shohësh gjëra festive. Dhe çfarë më mirë se klasikët për të parë gjatë këtij sezoni?

The Holly and the Ivy (1952)

Stresi i të shkuarit në shtëpi gjatë pushimeve është shumë i vërtetë në këtë dramë britanike me protagonistë Ralph Richardson dhe Celia Johnson. Filmi fokusohet në familjen Gregory e cila është e shpërndarë në vende të ndryshme dhe bashkohen në shtëpinë e tyre në Norfolk për të festuar Krishtlindjet.

A Charlie Brown Christmas (1965)

Ky film klasik është bërë më shumë se 5 dekada më parë, por vazhdon të jetë e vështirë ta largosh nga lista e filmave më të mirë të animuar të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave. Nëse aventurat e Charlie, Lucy, Snoopy dhe skuadrës, nuk janë mjaftueshëm për të ta mbushur mendjen, muzika e kompozuar nga legjenda e jazz-it Vince Guaraldi është e mjaftueshme për të të futur në shpirtin e festave.

A Christmas Carol (1938)

Nëse je pak larg me kuptimin e vërtetë të Krishtlindjeve, kjo histori për Ebenezer Scrooge që kërkon të gjejë shpirtin e tij të Krishtlindjeve është gjëja e duhur.

How the Grinch Stole Christmas! (1966)

Sigurisht që e dimë që ka një ribërje moderne të kësaj historie, por asgjë nuk është si origjinali. I bazuar në librin e Dr. Seuss, ky personazh është i vështirë për tu zbuluar. Por ja vlen mundimi, pa së gjithash, kush nga ne nuk qan kur zemra e Grinch zmadhohet 3 herë?

Babes in Toyland (1961)

Përpara se Tom dhe Mary të mund të jetojnë të lumtur përgjithmonë, duket se çdo gjë do shkojë mbrapsht.

 

Më Shumë