Moti

5 ditët që vijnë me temperatura të larta, fund-gushti më freskët, shtatori do fillojë ngrohtë

Pesë ditët që vijnë pritet të shoqërohen me temperatura të larta deri në 37 gradë celsius, ndërsa i nxehti do të vijojë edhe në muajin shtator.

“Në asnjë ditë të gushtit nuk kemi pasur vlera normale, por më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët.

Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori”, tha sinoptikania Lajda Porja

Sipas saj, pritet që edhe java e parë e shtatorit të jetë e ngrohtë me temperatura 32-33 gradë Celsius ku krahasuar me vitet e tjera në të njëjtën periudhë, shtatori do të konsiderohet me temperatura më të larta se vlerat normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë