Ngjarje

475 minorenë shqiptarë të pashoqëruar mes azilkërkuesve në BE

Mes azilkërkuesëve në vendet e BE-së gjatë 2018-ës kanë rezultuar edhe 475 minorenë shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit, apo të afërm të tjerë. Të dhënat i raporton Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.

Megjithatë, Shqipëria nuk renditet ndër vendet shqetësuese për këtë fenomen.

Në total numri i fëmijëve të pashoqëruar mes azilkërkuesëve në shtetet e BE-së për 2018-ën ka rezultuar gati 20.000.

Në vend të parë qëndrojnë afganët që sëbashku me eritreanët të cilët kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të BE-së, përbëjnë 1/3 e totalit.

Shifra rezulton të jetë më pak se 1/3 krahasuar me 2017-ën (31 400) dhe nën nivelin e 2014-ës (23 100), kur është vërejtur rritja e parë pasi ka mbetur në një nivel relativisht konstant prej rreth 12 000 në vit midis 2008 dhe 2013. Në vitin 2018, në nivelin e BE-së, minorenët e pashoqëruar rezultonin 10% të të gjithë aplikantëve nën 18 vjeç.
Po gjatë 2018, shumica e minorenëve të pashoqëruar ishin meshkuj (86%). ¾ ishin të moshës 16 – 17 vejç (14 800 persona), ndërsa ata të moshës 14 – 15 vjeç ishin 17% (3 400 persona) dhe ata më të vegjël se 14 vjheç 7% (1 400 persona).

Mbi gjysma e aplikantëve për azil në vendet e BE-së, minorenë të pashoqëruar vinin nga: Afganistani (16%), Eritrea (10%), Pakistani ose Siria (sëbashku 7%) dhe Guinea ose Iraku (sëbashku 6%).

Katër në dhjetë minorenë të pashoqëruar të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani ose Itali në 2018, janë regjistruar më shumë në Gjermani (4 100 minorenë të pashoqëruar, ose 21% të të gjithëve që kanë aplikuar në vendet e BE-së), të ndjekur nga Italia (3 900, ose 20%), Mbretëria e Bahskuar (2 900, ose 15%) dhe Greqia (2 600, ose 13%). Mes vendeve anëtare të BE-së me më shumë se 1 000 azilkërkues minorenë të pashoqëruar në 2018-ën, numri i kësaj kategorie azilkërkuesish është rritur në Mbretërinë e Bashkuar krahasimisht me vitin paraardhës (700 minorenë më shumë në 2018 se në 2017, ose +30%) në Greqi (200 më shumë minorenë në 2018 se në 2017, ose +8%).

Në kontrast me këtë tablo, rëniet më të mëdha në mesin e shteteve anëtare me më shumë se 1000 azilkërkues minorenë të pashoqëruar u regjistruan në Itali (6 100 më pak në 2018 se në vitin 2017, ose -61%) dhe Gjermani (5 000 më pak ose -55%).
Mbi gjysma e azilkërkuesëve nën 18 vjeç të pashoqëruar janë regjistruar në Slloveni dhe Bullgari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë