Ka ndodhur

Krujë, 42-vjeçarja hedh foshnjën në lumë, bashkëshorti: S’e dinim që ishte shtatzënë

Nga Gazeta 'SI' - Një 42-vjeçare është ndaluar në fshatin Tapizë, Krujë pasi ka vrarë foshnjën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja, Leta Koçi, gruaja ka lindur foshnjën sot në mëngjes në banesën e saj dhe më e pas e ka futur në një qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, por sipas bashkëshortit të saj, askush nuk e dinte se ajo po priste një fëmijë.

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë. Ajo pretendon se foshnja ka lindur e vdekur, por hetuesit dyshojnë në këtë deklaratë.

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lumë, por që nuk e mbante mend vendin ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ajo ka rrëfyer.

Hetuesit kanë dyshime për vërtetësinë e deklaratës së saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë