Ngjarje

375 persona transgjinorë u vranë në 2021, janë shtuar vrasjet tri vitet e fundit

375 persona transgjinorë u vranë këtë vit (2021), një shifër që është rritur që nga viti i kaluar(350).

Një raport i përpiluar nga organizata ndërkombëtare “Transrespect versus Transphobia Worldwide (TvT)”tregon se një në katër të vdekur u vra në shtëpinë e tyre. Shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Amerikën Qendrore dhe Jugore (70%), duke kryesuar me Brazilin dhe për herë të parë janë raportuar raste vdekjesh nga shtetet si Greqia, Kazakistani dhe Malavia. Raporti vë në dukje se numrat tregojnë një prirje shqetësuese kur bëhet fjalë për kryqëzimet e mizo gjinisë, racizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes ndaj punonjësve të seksit.

Të dhënat zbuluan se shumica e viktimave ishin gra trans me ngjyrë të zezë dhe migrante të cilat ishin punonjëse seksi. Nëntë në dhjetë (96%) e të vrarëve në nivel global ishin gra trans ose njerëz transfemininë. Mbi gjysma (58%) e të vrarëve ishin punonjëse seksi dhe katër në dhjetë ishin emigrantë evropianë (43%). Në raport shkruhet se kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut. Shumë krime dhe vrasje të urrejtjes nuk raportohen ose, më e rëndësishmja, keq raportohen në media  që do të thotë se numri aktual i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.

"Këto shifra janë vetëm një paraqitje e vogël e realitetit në terren. Shumica e të dhënave u mblodhën nga vendet me një rrjet të krijuar organizatash trans dhe LGBTIQ që kryejnë monitorimin. Në shumicën e vendeve, të dhënat nuk grumbullohen në mënyrë sistematike. Shumica e rasteve vazhdojnë të mos raportohen dhe kur raportohen, marrin shumë pak vëmendje," thonë autorët e raportit.

Që nga viti 2008, "Raporti i Monitorimit të Vrasjeve  të Trans gjinorëve" ka regjistruar vrasjet që ndodhin çdo vit. Që nga fillimi i projektit 13 vjet më parë, ata kanë regjistruar 4039 vdekje. Numri i viktimave  ka ardhur duke u rritur gjatë tri viteve të fundit (331 të vitit 2019, 350 të vitit 2020, 375 në 2021).

Burimi: Forbes/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë