Arsim

350 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor, Manastirliu: 2100 mësues ndihmës

Nga Gazeta Si- Pushimet verore përfunduan dhe sot nxënësit janë rikthyer në bankat e shkollës. 350 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre futen në klasë të parë.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Në mesazhin e saj, Ministrja theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla.

"350 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave, ndërsa 28 mijë prej tyre e kalojnë për herë të parë pragun e shkollës," tha Ministrja.

“25 shkolla të reja kanë hapur dyert e tyre sot, duke mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues.”

Një tjetër fokus i rëndësishëm është përfshirja e teknologjisë dhe inovacionit në arsim. 

“Kemi investuar në 200 shkollave me 216 laboratorë SMART, ku rreth 35 mijë nxënës do të përfitojnë nga programet e reja të TIK dhe programimit.”

Ministrja vuri theksin te rritja e pagave për mbi 30 mijë mësues dhe përpjekjet për zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve falas, me synim për të përfshirë 16 mijë mësues në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional.

Manastirliu gjithashtu tha se është zgjeruar në 2100 numri i mësuesve ndihmës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë