Shendet

31 raste me koronavirus në Greqi, një rajon mund të vendoset në karantinë

Numri i të infektuarëve me koronavirus në Greqi ka arritur sot në 31 persona.  Më shumë se 20 pacientë rezultan pozitiv të enjtën pasi ranë në kontakt me një prej të prekurve. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Dimitris Tsiodras në një konferencë për shtyp.

Nëntë nga pacientët e rinj po mjekoheshin në një spital në periferi të Patras dhe tre prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Për shkak të numrit të rasteve të reja, rajoni i Amaliadas, në Greqinë perëndimore, po hyn në fazën e dytë të strategjisë së kontrollit të rrezikut shëndetësor, që do të thotë se mund të vendoset në karantinë për të ndaluar përhapjen e virusit në pjesën tjetër të vendit.

Rastet e reja dolën ndërkohë që autoritetet shëndetësore gjurmuan dhe testuan të gjithë ata që besohet se kishin rënë në kontakt të ngushtë me një 65-vjeçar grek, i cili po mjekohet në një njësi izolimi në një spital në Patras.

Ai kishte patur kontakt me 53 persona që kishin udhëtuar në të njëjtin autobus si ai gjatë një pelegrinazhi fetar në Izrael dhe Egjipt.

Sipas burimeve, 65-vjeçari ka probleme të rënda me frymëmarrjen. Gruaja e 65-vjeçarit gjithashtu ka rezultuar pozitive dhe është po ashtu në gjendje të rëndë.

Tsiodras tha se mjekët kanë zbuluan se 21 nga udhëtarët e autobusit ishin infektuar dhe kanë identifikuar më shumë se 400 që kishin rënë në kontakt me 65-vjeçarin dhe kanë testuar ata që konsiderohen të dyshimtë.

Autoritetet gjithashtu po gjurmojnë të gjitha kontaktet e 21 të infektuarve që sapo janë zbuluar.

Ministria a Shëndetësisë tha seautoritetet presin një “rritje të konsiderueshme” të numrit të çështjeve të konfirmuara në ditët e ardhshme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese. Në anën tjetër, Italia fqinje është vendi më i goditur në Europa me më shumë se 3000 të infektuar.

Vendi më i fundit në rajon që ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit ëshë Bosnje Hercegovina, raporton Reuters.

Në të gjithë botën deri më tani janë shënuar mbi 3000 viktima, ku pas Kinës Italia është vendi i dytë me 107.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë