Shendet

30% e të infektuarve me Covid-19 shfaqin simptoma 9 muaj pas infektimit

Studimi i ri i botuar të premten në revistën JAMA Network Open ka zbuluar  se 30% e njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas infektimit.

Studiuesit morën në studim 177 individë që kishin kaluar Covid-19 dhe zbuluan se rreth 30% kishin ende  simptoma edhe pas 9 muajsh. Nga 177 pacientë, 150 (84.7%) nuk ishin shtruar kurrë në spital dhe 11 (6.2%) ishin asimptomatike. 23 nga 177  vuanin nga hipertensioni.

Një studim i mëparshëm i të njëjtit grup zbuloi se 36% e pacientëve që nuk ishin shtruar në spital kishin simptoma të zgjatura 2-3 javë pas diagnozës fillestare. Simptomat më të zakonshme ishin lodhja e raportuar te 24 pacientë (13.6%) dhe humbja e shijes ose nuhatjes  te 24 pacientë të tjerë (13.6%).

Në përgjithësi, 23 pacientë (13%) raportuan simptoma të tjera, të cilat përfshinin kollën, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të muskujve.

4 pacientë (2.3%) kishin dhimbe koke. Midis 16 pacientëve të shtruar në spital, më shumë se 80% raportuan se kishin ende probleme me frymëmarrjen. Më shumë se 80% e personave të shtruar në spital gjithashtu raportuan se kishin ende  kollë dhe më shumë se 80% e tyre raportuan se kishin ethe deri në 9 muaj pas diagnozës.

Ndërsa studiuesit vunë në dukje se numri i vogël i personave të marrë në studim ishte një kufizim për përfundimet e tyre, pasi janë  57.8 milion raste në të gjithë botën, “edhe një incidencë e vogël  mund të ketë pasoja të mëdha shëndetësore dhe ekonomike” sipas studiuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë