Teknologji dhe Inovacion

3 të metat e Bitcoin që po u japin hapësirë kriptomonedhave të tjera

Bitcoin, kriptomonedha më e famshme në botë, ka disa të meta dhe kjo ka ndihmuar kriptomonedhat e tjera që të zënë vend, sipas një profesori nga Cornell University.

Nuk është aq anonim sa njerëzit mendojnë dhe prodhimi i tij është i dëmshëm për mjedisin. Gjithashtu, Bitcoin nuk funksionon si një valutë e vërtetë.

Prodhimi i Bitcoin dëmton mjedisin

Prodhimi i Bitcoin kërkon energji intensive, sasi që kurrsesi nuk është në të mirë të mjedisit.

Një muaj më parë edhe Elon Musk, kreu i Tesla njoftoi se nuk do të pranonte më Bitcoin sepse nuk është miqësor me mjedisin.

Nga krahu tjetër, Etherum kriptomonedha e dytë më e famshme në botë kërkon më pak energji për tu prodhuar dhe është më pak e dëmshme.

Bitcoin nuk është aq anonim sa mendojmë ne

Sipas profesorit, Bitcoin u krijua për të qenë në anonimat, por në fakt nëse e përdor për të blerë produkte dhe për të marrë shërbime, në fakt adresa dhe të dhënat mund të identifikohen.

Monero dhe Zcash janë dy kriptomonedha që po mundohen ta rregullojnë këtë problem.

Nuk është funksionale si një valutë

Në fillim Bitcoin mendohej të funksiononte si një vlerë e mirë në këmbim, por nuk ndodhu kështu. Është i rëndë dhe i ngadaltë për ta përdorur kudo.

Mund të marrësh një Bitcon një ditë dhe të shkosh për të blerë kafe dhe me të njëjtin Bitcoin, të nesërmen mund të hash një drekë luksozë.

Bitcoin është bërë një aset spekulativ më së shumti sepse njerëzit duan që t’i rritet vlera dhe jo si metodë pagese.

Burimi: CNBC/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë