Arredim

3 sekrete për të lyer një shtëpi shumëngjyrëshe, pa u dukur sikur e keni tepruar

Dizejnuesi i brendshëm Richard O'Gorman ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke transformuar shtëpinë e tij dykatëshe në Birmingham, Angli, nga një që po "thërriste për ngjyra" në një që po shpërthen me to.

Nga korridori në dhomën e gjumit në dhomën e ngrënies, O'Gorman i ka dhënë shpirt çdo cepi të shtëpisë së tij përmes ngjyrave të guximshme dhe të gjalla të murit. Ai filloi të tregonte transformimet e dhomës së tij në Instagram pranverën e kaluar dhe tani videot e tij janë bërë virale kudo.

O'Gorman ka treguar cilat janë 3 sekretet për të lyer shtëpinë plot ngjyra dhe të mos duket sikur është tepruar me to.

Përdorni cepet dhe detajet për të vënë theksin

Shtëpia e O’Gorman

O'Gorman shpesh pikturon rreth pasqyrave, zbukurimeve dhe çelsave të dritës. Kjo e ndihmon atë "të krijojë pamje dhe të shtojë interes vizual" në një dhomë”.

Para se të lyeni një mur, O'Gorman rekomandon që së pari të varni pasqyra dhe kornizat, pastaj t'i përfshini ato në lyerje dhe modelin se si doni ta lyeni.

Një sekret tjetër është të keni në njërën dorë një furçë dhe në dorën tjetër një gotë vere.

Për O'Gorman, një gotë verë është një mjet thelbësor për lyerjen.

Ai thotë se gota e verës e ndihmon të jetë kreativ dhe të shikojë ngjyrat me pozitivitet.

Vera e ndihmon O'Gorman të relaksohet dhe të pikturojë kthesat dhe format me më shumë besim.

Mos kini frikë të gaboni

O'Gorman i nxit njerëzit të mos kenë frikë nga gabimet kur provojnë një ngjyrë ose dizajn të guximshëm.

"Bukuria e bojës është se mund të shtohet një ngjyrë tjetër dhe do të duket art”, thotë ai.

Kur O'Gorman pikturoi për herë të parë dhomën e tij të gjumit, ai zgjodhi një jeshile të errët të shoqëruar me të verdhën. Ndërsa koha kalonte, kombinimi i dukej pa kuptim dhe si një gabim. Më vonë ai shtoi dhe ngjyra të tjera e tani duket si një kombinim i mirëmenduar.

"Unë u përpoqa ta bëja atë kombinim interesant por dukej qesharake. Shtova ngjyra të tjera dhe tani e dua”, tha O'Gorman.

Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë