Ekskluzive

‘3 rusët nuk po filmonin për aventurë, por për spiunazh’. Si hynë në Shqipëri, xhiroja me makinë në Tiranë dhe deri te uzina e Gramshit

Nga Gazeta Si - Ata të tre kanë hyrë pas njëri-tjetrit në Shqipëri. I pari hyri nga Hani i Hotit. I dyti nga Aeroporti i Rinasit dhe i treti nga Porti i Durrësit.

Nën koperturën e të rinjve aventurierë nga ditët e para të muajit gusht ata shfaqeshin duke bërë xhiro në kryeqytet.

Makina luksoze tip chevrolet nën pronësi të ukrainasit tanimë të arrestuar u pa kalimthi duke bërë xhiro në Tiranë.

Makina me te cilen leviznin 2 ruset dhe ukrainasi. Foto Ekskluzive e Gazetasi.al

Kishin aplikuar e gjetur shtëpi përmes booking ku dhe qëndruan kalimthi. Por përtej blogerëve të famshëm, njëri prej tyre kimist, fotograf dhe social co worker, ata ishin me siguri agjentët më të mirë rusë. Kështu e nis bisedën për Gazetasi.al një burim pranë Shërbimit Informativ Shtetëror që së bashku me SHIK-un kanë kaluar në gjendje alarmi.

Shërbimet sekrete janë të bindura se janë përpara rastit agjenturor tipik, me tre të rinj që thuhet se janë rekrutuar për të kryer misione zbulimi në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s prej 2009-s.

"Ne siguruam dhjetëra fotografi në aparatet e njërit prej tyre në atë që njihet si infrastrukturë kritike" shtoi në kushte anonimiteti burimi shumë i sigurt i Gazetasi.al sipas të cilit të tre të arrestuarit nuk po filmonin për aventurë, por për spiunazh.

"Ne jemi të bindur dhe së bashku me ne edhe aleatët, por nuk mund të jap më tepër informacion për shkak të sigurisë kombëtare se në Shqipëri po ndodhte një operacion spiunazhi me qëllim destabilizimin", shton burimi.

Gazetasi.al u këshillua me ekspertë të lartë të sigurisë që shtuan se mënyra si reagoi Mikail në brendësi të Uzinës Ruse e ekspozuan atë dukshëm për përgatitjen ushtarake dhe ekstra.

“Kjo nuk është më një çështje e prokurorisë shqiptare dhe as e Policisë së Shtetit, por mund të them që hetimi ka futur në lojë ekspertë ndërkombëtarë. Së shpejti do dëgjoni rezultatet e këtij procesi”, mbylli zyrtari i lartë të cilin Gazetasi.al.

Dy rusët dhe ukrainasja besohet se kishin role të ndara, por që të gjithë i bashkonte operacioni i rikognicionit ashtu si ushtaraku i lartë e përshkroi misionin e tyre.

Burimet i thanë Gazetasi.al se është dhënë urdhër për çdo bazë ushtarake të qëndrojnë në gjendje gatishmërie, por se për çfarë bëhet fjalë konkretisht Gazetasi.al nuk mund ta bëjë të ditur për shkak të sigurisë kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë