Ngjarje

29 vjetori i 2 korrikut, kur shqiptarët guxuan për lirinë europiane (FOTO)

2 korriku shënon plot 29 vjet nga ajo ditë e nxehtë e verës së vitit 1990, kur kampioni tip Skoda me shofer Ylli Bodinakun shembi murin e ambasadës gjermane. Ishte hapi i parë i një serie ngjarjesh që do të kulmonin me shembjen e sistemit komunist.

Kanë kaluar pothuajse 3 dekada nga ai moment dhe ditët që pasuan, që i treguan mbarë botës se në çfarë gjendje jetonin shqiptarët dhe dëshirën e madhe që kishin për të jetuar të lirë. Pamjet e shembjes së murit dhe dyndjes disa seli diplomatike bënë xhiron e botës, por edhe sot kur kanë kaluar 29 vite ato sërish janë tronditëse.

Momenti i hyrjes së shqiptarëve në ambasada.

Në ambasadën gjermane hynë 3199 vetë dhe më shumë se 200 mijë të tjerë u futën në ambasadat e Italisë, Greqisë dhe Francës. Pas disa ditësh qëndrimi në brendësi të ambasadave, shqiptarët ikën drejt Europës. Italia, Gjermania dhe Franca ishin tre vendet që pritën numrin më të madh të emigrantëve të cilët sapo shkelën në Europë përfituan azilin politik.

Rrugëtimi i shqiptarëve në vendet Europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë