Ngjarje

270 komisionerë zgjedhjesh vdesin nga lodhja në Indonezi

Më shumë se 270 komisionerë thuhet se kanë vdekur nga lodhja në Indonezi, pasi votuesit iu drejtuan kutive të votimit disa ditë më parë.

Gjashtë milionë qytetarë u punësuan për zgjedhjet e 17 prillit, të cilat u cilësuan si zgjedhjet më të komplikuara të ndërmarra ndonjëherë.

Për herë të parë, Indonezia zhvilloi zgjedhjet e saj presidenciale dhe legjislative në të njëjtën ditë. Plot 192 milionë banorë në të gjithë 17 000 ishujt e arkipelagut iu drejtuan qendrave të votimit.

Që nga mbrëmja e së shtunës, 272 komisionerë humbëm jetën dhe 1,878 të tjerë janë shtruar në spital.

Shefi i komisionit të përgjithshëm të zgjedhjeve, Arief Budiman pranoi se stafi ishte i mbingarkuar gjatë administrimit të zgjedhjeve, por nuk ka konfirmuar ende numrin e komisionerëve qe humbën jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë