Ngjarje

25 ditë protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Sikurse çdo ditë prej 25 ditësh tashmë, qytetarët kanë dalë në protestën që nis në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.

Këtë pasdite grumbullimi i tyre ka nisur me pak minuta vonës për shkak të reshjeve të dendura shiut që përfshinë kryeqytetin pasdite.

Protestuesit kanë artikualuar edhe 5 kërkesat e tyre, që janë; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat jo më pak se 12 muaj, ndryshime kushtetuese që do të miratohen me referendum, si dhe ndryshime në ligjin për financimin e partive politike.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Protestuesit thanë se përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve.

Ndërkohë një ditë më parë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë