Shendet

23 milionë njerëz sëmuren çdo vit në Europë për shkak të pesticideve

Pavarësisht rritjes së kontrolleve, ushqimet e kontaminuara me hormone dhe pesticide vazhdojnë të shiten rregullisht në BE dhe efektet e tyre për shëndetin mund të jenë vdekjeprurëse. Prandaj mbrojtësit e konsumatorit kërkojnë transparencë më të madhe dhe një rishikim e produkteve që konsiderohen si “të shëndetshme".

Të paktën 23 milionë njerëz në Europë sëmuren çdo vit nga ushqimet e kontaminuara dhe rreth 4,700 raste janë fatale. Ky është përfundimi i një raporti të përditësuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi rreziqet e helmimeve ushqimore të premten.

"Ushqimi është një çështje globale, sepse zinxhiri i ushqimit ka pasoja në mbarë botën. Një pjatë e thjeshtë mund të përmbajë disa pesticide. Siguria e saj, pra, varet nga bashkëpunimi ndërkombëtar," tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për Europën, Zsuzsanna Jakab.

“Norovirus” është pesticid i përdorur në ushqime, që ka sëmurur 15 milionë qytetarë europianë gjatë vitit 2018. Edhe pse salmonela është luftuar me shumë me sukses në vitet e fundit, përdorimi i baktereve të rrezikshme si Campylobacter, nga ana tjetër, janë gjithnjë në rritje. Ky patogjen, i cili gjendet kryesisht tek shpendët dhe përfundon tek mishi që konsumojmë si rezultat i therjes së papastër, është përgjegjës për pothuajse 5 milion sëmundje, sipas OBSH.

Ndërkohë aktivistët paralajmërojnë se projektligji i ri i BE-së për ushqimin është i dobët dhe se nuk shkon aq larg sa të sigurojë gjurmueshmëri të plotë.

Siguria e ushqimit në BE është një çështje e shumëpërfolur për shtetet anëtare, pasi prodhuesit janë kryesisht përgjegjës për cilësinë e ushqimit. Secili prej vendeve anëtare duhet të hartojë një analizë ushqimore dhe të angazhohet për vetë-monitorimin e produkteve të tyre. Autoritetet europiane inspektojnë më pas ushqimet e prodhuara në intervale të rregullta.

Në Gjermani, autoritetet ndërhyjnë vetëm kur vetë prodhuesi nuk merr masa dhe kjo ndodh vetëm pasi kompania të konsultohet me shtetin.

Gjithashtu, gjithmonë ka kritika në lidhje me transparencën. Në Gjermani, publiku nuk është as i vetëdijshëm për të gjitha rastet në të cilat substancat e rrezikshme për shëndetin janë gjetur në ushqimet e përditshme.

Transparenca është një instrument efektiv për të siguruar higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Dhe Danimarka na tregon se si mund të arrihet.

Në Danimarkë, të gjitha rezultatet e kontrollit nga kompanitë ushqimore, supermarketet dhe restorantet bëhen publike për konsumatorin që të jetë i vetëdijshëm. Standardet e mira higjienike janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Sipas OBSH-së, sistemi evropian i kontrollit të ushqimit është funksional, por i pamjaftueshëm. Organizata bën thirrje për më shumë kontrolle parandaluese dhe etiketim më të mirë të ushqimit që nuk është i përshtatshëm për konsum. Deri më tani kjo ekziston vetëm për mishin e shpezëve.

Nivelet ekstreme të kalorive dhe sheqernave të përdoruara nga industria ushqimore janë kthyer po ashtu në një rrezik për sistemet shëndetësore. Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga diabeti dhe obeziteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë