Ngjarje

220 viktima, cunami e vullkani gjunjëzojnë Indonezinë

Më shumë se 220 persona kanë mbetur të vdekur dhe 843 të plagosur pasi një cunami goditi qytetet bregdetare të Indonezisë. Valët e cunamit goditën natën pa asnjë paralajmërim, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke zhytyr në kaos ishullin Java.

Autoritetet thonë se cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe rrëshqitjeje nënujore, pas shpërthimit të vullkanit “Anak Krakatoa”, i cili krijon kështu edhe një ishull të vogël në ngushticën “Sunda” mes Javës dhe Sumatrës.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës nga një tjetër cunami

https://twitter.com/Sutopo_PN/status/1076721942437085184?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1076721942437085184&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-46663158

Cunami goditi destinacione turistike të njohura të ishullit Java, duke përfshirë ehde një vendpushim bregdetar ku ishte duke përformuar një grup i njohur popi.

Një video e shpëndarë në mediat sociale tregon një valë të madhe tek shkatëron skenën ku ishin duke performuar grupi i famshëm indonezian, Seventeen. Anëtarët e grupit u morën përpara nga dallgët së bashku me qindra të rinjtë që po ndiqnin koncertin e tyre.

Këngëtari Riefian Fajarsyah, tha se bateristi dhe menaxheri i bandës kishin vdekur dhe se tre anëtarët e tjerë të grupit dhe gruaja e tij ishin zhdukur.

https://twitter.com/BNONews/status/1076663066211860482?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1076663066211860482&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F447239-tsunami-crash-boys-band%2F

Një anëtar i bandës tha në Instagram se ai mbijetoi duke hipur në një pjesë të skenës, e cila kishte arritur të qëndronte mbi ujë. Një dëshmitar okular tha se dallga mori përpara automjetet dhe kontejnerët.

"Ndërtesat në buzë të plazhit Carita u shkatërruan, pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike ranë përtokë," tha ai për agjensinë e lajmeve AFP. Ndërkohë, pamjet e pasgoditjes nga cunami në zonat bregdetare tregojnë gjurmët e pemëve të çrrënjosura dhe mbetje të tjera të shpërndara përbri plazheve.

Indonezia është një prej zonave më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës.

Herën e fundit ishte qyteti Palu në Sulauesi që u godit nga një tërmet dhe cunami në shtator, duke lënë të vrarë mijëra persona. Ndërsa më 26 dhjetor të 2004-s, një cunami i shkaktuar nga tërmeti nënujor me magnitudë 9.3, buzë brigjeve të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, vrau 220 mijë njerëz përreth oqeanit Indian, përfshi 168 mijë në Indonezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë