Mode

2021 do të jetë viti i nuseve që e teprojnë në çdo detaj, stilistët tregojnë pse

Nuk është sekret që ndërsa 2020 ka qenë një vit i vështirë për shumë industri, dasmat dhe ceremonitë kanë qenë ndër më të goditurat. Izolimet ndërkombëtare dhe kufizimet në të gjithë botën bënë miliona çifte të vendosnin të shtynin ditën e tyre të veçantë deri në vitin 2021 me një zhgënjim të madh.

Stilistët e vellove janë ato që ndoshta e kanë vuajtur më shumë pandeminë nga gjithë industria e modës. Ndërsa shtëpitë e modës dhe shitësit me pakicë përballeshin me sfidat e njerëzve që blinin më pak rroba, stilistët e veshjeve të nusërisë u përballën me mundësinë që njerëzit të mos blinin fare.

"Ka qenë viti më i vështirë i jetës sime në punë dhe për sa i përket biznesit, ka qenë i tmerrshëm", thotë stilistja Charlie Brear.

Ndërsa filluan të futeshin kufizimet, në pranverën e këtij viti, stilistja e famshme për fustanet dhe kostumet e saj bashkëkohore kishte një studio por pa dyqan kështu që biznesi i saj 10-vjeçar nuk kualifikohej për ndihma financiare nga qeveria.

“Ne morëm zero ndihmë dhe kjo na shkatërroi më shumë. Kështu ka ndodhur me shumë atelie të tjera.” thotë ajo.

Ashtu si Brear, edhe Savannah Miller në Cotswolds (e cila ka drejtuar biznesin e saj nga tavolina e saj e kuzhinës këtë vit) pësoi humbje të mëdha kur u anulluan panairet e nuseve në prill 2020 në Barcelonë dhe Nju Jork.

"Shumica e shitësve tanë globalë vijnë në ato panaire, kështu që ne humbëm biznesin tonë me shumicë për 2020" thotë ajo.

Ndërkohë Valentine Avoh, e cila shet krijimet e saj të porositura në të gjithë botën nga studio e saj në Bruksel, pa një ndryshim total të biznesit të saj.

"Në fund të sezonit unë kisha vetëm tre nuse të martuara këtë vit, kur normalisht do të kishte nga 20 deri në 30," zbulon ajo.

Duke u përballur me ndryshimet dhe mungësën e të ardhurave, të tre stilistet, që janë edhe nëna të fëmijëve të vegjël, u adoptuan shpejt me ndryshimet.

Brear arriti të xhironte një film të koleksionit të saj të ri para izolimit dhe ua dërgoi atë shitësve me pakicë me pëlhura mostër.

"Ne morëm një goditje, por të paktën kemi shitur", thotë ajo.

Miller gjithashtu, si një mrekulli, arriti të bënte të njëjtën gjë dhe filloi të shiste në Zoom.

"Një pjesë e mirë e asaj që bëj unë ka të bëjë me pëlhurën dhe mënyrën se si ajo ngjitet në trup, kështu që kisha nevojë për imazhe lëvizëse të fustaneve".

Avoh, ndërkohë, u bë kreative me infrastrukturën e saj dhe punoi në hartimin e pjesëve të gatshme për t'u veshur në mënyrë që nuset e saj të kishin mundësi të visheshin nga ajo dhe kur vendosnin të martoheshin shpejt.

Me veshjet e porositura zakonisht duhen mesatarisht shtatë muaj për të bërë nga konsultimi fillestar në mbylljen përfundimtare. Ngaqë njerëzit po martoheshin shpejt, zgjerimi në veshje të gatshme ka qenë një qasje e miratuar nga shumë atelerie në 2020, përfshirë themeluesin e ‘Kosibah Creations’, Yemi Osunkoya.

"Kjo situatë më ka bërë të kuptoj se duhet të jesh nën kontroll me një të shtypur të një butoni," thotë ai.

"Bota ka ndryshuar dhe me kaq shumë të panjohura unë doja të krijoja një koleksion që pasqyronte realitetin e ri ... koleksioni i gatshëm bëri jehonë me këtë."

Stilisti Gaurav Gupta i cili ka klientë në Londër, Nju Jork dhe Paris, si dhe Indi, gjithashtu filloi një mënyrë të re për të shitur. Ai hapi një dyqan online.

Të gjithë po përshtaten me këtë.

"Të kesh copa në dispozicion për njerëzit që të blejnë menjëherë do të jetë me të vërtetë e rëndësishme", thotë Brear, e cila planifikon të ketë ceremony mujore në 2021 ku do të shesë siluetat e saj "për të ndihmuar biznesin, si dhe nuset e minutës së fundit".

Ndërsa gatishmëria ka qenë kryefjala këtë vit, ashtu si kolegët e saj, Brear ka gjetur situata të caktuara për nevoja të dobishme, të tilla si konsultat dixhitale.

"Të kesh një takim virtual para se të vijë një klient po funksionon mirë, pasi shkurton humbjen e kohës", thotë stilistja.

"Ju gjithashtu mund ta shihni nusen pa maskën dhe ta njihni atë."

Avoh pajtohet për situatën e maskës, duke shtuar se kur një "nuse zakonisht vjen për një takim me miqtë dhe familjen është e vështirë të flasësh me të kështu që mbajtja e konsultave dixhitale ishte në të vërtetë e përshtatshme!"

Të gjithë thonë se të flasësh me nuset në Zoom është dicka e dobishme dhe është një bisedë më intime cka i ndihmon të dyja palët të zgjedhin fustanin e duhur.

Kur bëhet fjalë për estetikën, ka edhe disa reagime befasuese. Pavarësisht se Pinterest e ka shpallur tashmë 2021 vitin e "martesës minimaliste", stilistët po parashikojnë një trend tjetër kur bëhet fjalë për ngjarjen dhe veshjet.

"Unë mendoj se në të vërtetë do të jetë e kundërta e qetësisë. Njerëzit do të jenë kaq të gatshëm për të festuar dhe kur bëhet fjalë për dasëm është një dëshirë akoma më e madhe.” thotë Miller.

Brear pajtohet me të duke thënë se njerëzit nuk po shqetësohen më aq shumë për buxhetin dhe thjesht duan cdo gjë në maksimum.

Gupta, i cili është i famshëm për fustanet e tij të ndërlikuar dhe ekstravagantë gjithashtu thotë se ka një dëshirë të madhe nga njerëzit për të rënë në sy dhe për të qenë “të tëpruar në detaje”.

"Meqenëse fotografia dhe videoja po bëhen kaq të rëndësishme për t'u ndarë me njerëzit që nuk mund të marrin pjesë, njerëzit do t'i kushtojnë më shumë vëmendje detajeve dhe do të shkojnë larg me pamjen e tyre", thotë ai.

Normalisht njerëzit mund të mos e shohin aq shumë veshjen, por tani të gjithë kanë një rresht të parë, nuk ka ku të fshihet asnjë detaj në veshje.

"Veçanërisht nëse do të keni më pak njerëz, të kesh një album të bukur dhe imazhet në Instagram do të jenë gjëja më e rëndësishme, përveç personit që martohesh", thotë Bear.

Miller dhe Gupta mendojnë se do të ketë një fokus të ri në origjinalitet si rezultat.

"Arsyeja pse markat avangardë kanë lulëzuar dhe jo vetëm të mbijetojnë, është sepse njerëzit kanë zgjedhur të shkojnë me origjinalitet në dizajn," thotë Gupta.

‘Zhurma’ është anuluar dhe njerëzit janë përqendruar në atë që duan. Është një optimizëm që të gjithë dizajnerët ndajnë.

"Unë nuk mendoj se dashuria po shkon askund, falë Zotit, kështu që unë mendoj se industria e martesave është ndoshta mjaft e sigurt, por kjo mbetet për t'u parë", thotë Miller.

Avoh i vendosur të mos ulet dhe të mos jetë i trishtuar thotë se “të gjithë duhet të gjejmë mënyra për t'u përmirësuar dhe rritur", ndërsa Brear po mendon për ide të reja gjithë kohën.

"Besimi i konsumatorit është i ulët, por nëse gjërat përmirësohen në pranverë, ata do të jenë në gjendje të blejnë dhe ne nuk duam ti zhgënjëjmë." thotë Bear.

"Unë jam optimist për të ardhmen. 2021 do të jetë i mrekullueshëm. 2022 do të jetë edhe më i mirë”, thotë Gupta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë