Rreth 20 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Por gati gjysma e të rinjve kërkojnë të studiojnë për IT dhe Mjekësi, profesionet më të kërkuara dhe më të paguara nga tregu i punës. Karakteristikë këtë vit është se degët e IT dhe Inxhinieritë kryesojnë edhe ndaj Mjekësisë së Përgjithshme dhe programeve të tjera të shëndetit.
Në mbyllje të procesit të aplikimit, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se si kanë qenë preferencat e të rinjve. Degët klasike të ekonomikut dhe të drejtësisë prej disa vitesh kanë thuajse të njëjtin numër aplikimesh.
Ndërsa mësuesia dhe bujqësia, të shpallura degë prioritare, nuk kanë rritje kërkesash në krahasim me vjet. Ndërkohë pas disa ditësh 2500 të rinj nga i gjithë vendi do të konkurrojnë për 400 vende përdegën e Mjekësisë së përgjithshme.
Testi elektronik i cili zhvillohet në Tiranë zë 30% të pikëve, ndërsa 70% rezultati i maturës shtetërore. Pas procesit të aplikimit të maturantëve dhe konkursit në disa degë specifike, në fund të gushtit do të shpallen fituesit për të nisur më pas regjistrimet në universitete sipas datave të publikuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.