Ngjarje

20 Fotot e Javës 

Një magazinë e zbrazët përdoret si strehë për emigrantët në Tijuana, ndërsa ata aplikojnë për azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotografia: Daniel Ochoa de Olza/AP

Alexandria Ocasio-Cortez përpara sesionit hapës së Shtëpisë së Përfaqësuesve, festimet e Vitit të Ri në të gjithë botën, emigrantët që ngjiten në gardhet e kufijve në Tijuana dhe zgjedhjet në Republikën Demokratike të Kongos – java e mbërthyer nga fotoreporterët më të mirë të botës.

Londër

Fishekzjarrët shpërthejnë mbi Syrin e Londrës ndërsa Big Beni kumbon  për vitin e ri, parë nga afro njëqindmijë njerëz. Fotografia: Dan Kitwood/Getty Images

San Diego, Kaliforni

Një emigrant kapërcen gardhin e kufirit për të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Tijuana, në Meksikë. Të dëshpëruar nga pritja e gjatë për të aplikuar për azil përmes pikave zyrtare të hyrjes, shumë kapërcejnë murin dhe dorëzohen tek autoritetet. Fotografia: Daniel Ochoa de Olza/AP

San Diego, Kaliforni

Emigrantët arratisen nga gazet lotsjellës të hedhur nga rojet kufitare amerikane, pasi u ngjiten gardheve nga Meksika. Fotografia: Daniel Ochoa de Olza/AP

Uashington

Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeç, njeriu më i ri i zgjedhur në Kongresin Amerikan, përpara sesionit hapës në Shtëpinë e Përfaqësuesve. Fotografi: Jonathan Ernst/Reuters.

Gaza

Një palestinez kalëron buzë detit në perëndim, pak orë para festimeve të vitit të ri. Fotografia: Mahmud Hams/AFP/Getty Images.

Brazilia, Brazil

Presidenti i zgjedhur Jair Bolsonaro dhe bashkëshortja e tij Michelle shohin një kalë në vështirësi ndërsa nisen drejt Pallatit Planalto për ceremoninë e betimit. Fotografia: António Lacerda/EPA.

Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos

Një grua i reziston shiut të rrëmbyeshëm për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme. Fotografia: Marco Longari/AFP/Getty Images.

Lubumbashi, Republika Demokratike e Kongos

Agjentët e komisionit zgjedhor ulen në vendet e tyre në një njësi votimi, në kolegjin Imara. Ekziston frika për mashtrim elektoral, pas mbylljes së internetit. Fotografia: Caroline Thirion/AFP/Getty Images.

Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos

Votuesit kontrollojnë listën në shkollën Monsinjor Moke, në distriktin e Viktores. Fotografia: Marco Longari/AFP/Getty Images.

Buniel, Spanjë

Pasqyrimi i ndërtesave të papërfunduara në Ciudad Jardin Soto Real. Ndërtimet u ndalën kur kompania e pronave të paluajtshme falimentoi më 2008-ën. Fotografia: César Manso/AFP/Getty Images.

Deti i Veriut

Prej motit të keq, më shumë se 270 kontejnerë ranë nga anija me flamur panamez “MSC Zoe”, një nga anijet kontejner më të mëdha në botë, pranë ishullit gjerman të Borkumit. Fotografia: Reuters.

Kaskais, Portugali

Noti i parë i 2019-ës gjatë festimeve të vitit të ri në plazhin Carcavelos, pranë Lisbonës. Fotografia: Mario Cruz/EPA.

Alendale, Northumberland

Njerëzit në parada në rrugë, mbajnë fuçi me bitum që digjet, për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Fuçitë përdoren për të ndezur zjarr në mesnatë, në qendrën e qytezës. Fotografia: Nigel Roddis/EPA.

Paris, Francë

Protestuesit jelekëverdhë marshojnë në selitë e rrjeteve radiotelevizive kryesore të Francës, megjithëse vrulli i lëvizjes së tyre po zbehet. Fotografia: Kamil Zihnioglu/AP.

Tijuana, Meksikë

Një fëmijë emigrantësh strehohet në një magazinë ndërsa prindërit e saj presin për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotografia: Daniel Ochoa de Olza/AP.

Malaga, Spanjë

Emigrantët të ndaluar në Mesdhe, presin të zbarkohen nga një varkë shpëtimi. Fotografia: Jon Nazca/Reuters.

Vatikan

Papa Françesku manovron një top me një performues nga cirku i Kubës, gjatë dëgjesës së përjavshme në sallonin e Palit VI. Fotografia: Tiziana Fabi/AFP/Getty Images.

Hallvil, Zvicër

‘Baerzeli-Buebe’ mirëpret vitin e ri. Një përqafim i ashpër apo një grusht me fshikëzën e një derri supozohen të sjellin fat të mirë. Fotografia: Alexandra Wey/AP.

Pilaro, Ekuador

Një grua vendos një maskë gjatë festës së “La Diablada”. Fotografia: Dolores Ochoa/AP.

Rio de Zhaneiro, Brazil

Fishekzjarrët shpërthejnë mbi plazhin e Kopakabanës, gjatë festimeve të vitit të ri. Fotografia: Léo Corrêa/AP. *Marrë nga The Guardian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë