Ngjarje

2.5 miliardët e Çelsit që do shkonin për Ukrainën, të bllokuara prej një viti e gjysmë

Gazeta Si – Premtimi i Abramoviç ka mbetur pezull për shkak të pengesave buroktratike. David Kameron, sekretari i jashtëm i qeverisë Sunak, do të provojë ta zgjidhë situatën.

Premtimi ishte i qartë: të ardhurat nga shitja e Çelsit do të kalonin për familjet e viktimave nga lufta në Ukrainë. E ka dhënë Roman Abramoviç më 2 mars 2022, kur nxori në shitje Çelsin, i detyruar nga sanksionet që priteshin ndaj tij si një njeri i afërt i Vladimir Putin.

Roman Abramoviç, ish-pronari i Çelsit. Gazeta Si, 29 nentor 2023

Shitja e Çelsit u bë më 30 maj 2022, 18 muaj më pas dhe 2.5 miliardët e destinuara për viktimat e luftës në Ukrainë, nuk janë shpenzuar ende. Shuma ka ngrirë në një llogari bankare, në pritje që qeveria angleze edhe Bashkimi Europian të zgjidhin një pengesë burokratike që ka bllokuar përdorimin e saj.

Një pengesë që David Kameron, sekretari i ri i punëve të jashtme të qeverisë Sunak duhet ta zgjidhë edhe për shkak të presionit.

Shuma e parave duhej të administrohej nga një fondacion i pavarur, por në maj qeveria angleze firmosi një deklaratë të përbashkëpt me Bashkimin Europian, ku impenjohet që t’i shpenzojë ato para ekskluzivisht brenda kufijve të Ukrainës.

Mike Penrose, ish-kreu anglez i Unicef-it dhe presidenti i zgjedhur nga fondacioni që do të administronet paratë e shitjes së Çelsit, si dhe një sërë organizatash humanitare, si ‘Save The Children’, insistojnë që paratë duhet të shpenzohen për të ndihmuar të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë.

Pra, jo vetëm ato brenda kufijve të këtij shteti, por edhe të gjitha familjet që janë detyruar të kërkojnë strehim në Europë dhe në Britaninë e madhe, madje edhe pupujt që preken nga uria, sepse gruri ukrainas nuk ka shkuar atje për shkak të luftës.

Kameron dhe Zelenski. Gazeta Si, 29 nentor 2023

Në këtë situatë të dyshimtë, qeveria angleze vazhdon t’i mbajë paratë të bllokuara, e ndërgjegjshme edhe për faktin se duhet ‘ok’-i i Abramovicit për të çuar ndihmat humanitare jashtë Ukrainës.

“Jam i sigurt se një njeri me staturën e Kameron, që kur ishte kryeministër i bëri ndihmat humanitare një pikë thelbësore për Britaninë e Madhe, do ta kuptojë se sa e rëndësishme është të zhbllokojë këto fonde. Dhe do ta bëjë në mënyrën e duhur për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë”, - ka thënë Penrose për gazetën angleze ‘The Telegraph’.

Kameron do të vendosë, nëse qeveria angleze do të ndryshojë qëndrim, duke lejuar përdorimin e fundeve edhe jashtë kufirit ukrainas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë