Ngjarje

1930 banesa të dëmturara rëndë, mbi 1600 aplikime për bonus qiraje

Përfaqësuesja e Zyrës së Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit të datës 26 nëntor 2019, Rovena Voda në një deklaratë për median bëri ditur se ka nisur aplikimi për bonus qiraje për familjet në Tiranë dhe në Durrës. “Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familje e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg”, deklaroi Voda. Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, sipas Vodës duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

1)Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme; 2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse); 3) Çertifikatën familjare, dhe 4) Të dhënat e llogarisë bankare.

Qytetarët duhet të plotësojnë pranë bashkisë formularin përkatës. Sakaq Voda bëri të ditur se që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qiraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qira. Ndërsa sa i përket të dhënave në shifra, Voda bëri të ditur se nga dëmet në njerëz një qytet ka humbur jetën, 44 qytetarë të dëmtuar, 3396 të evakuar. Gjithashtu bëhet e ditur se 1016 qytetarë janë strehuar në çadra dhe 395 në qendrat sociale.
Sa i përket dëmeve në infrastrukturë, Voda bëri të ditur se janë 810 banesa të banesa të pabanueshme dhe 1937 të dëmtuara rëndë. Ndërsa 69 pallate janë pabanueshme.

Shifrat e Zyrës së ministrit fuqiplotë
Dëmet në njerëz nga tërmeti:
1 qytetar ka humbur jetën
44 qytetarë të dëmtuar
3396 qytetarë të evakuuar
1016 qytetarë të strehuar çadra
395 qytetarë në qendra sociale
117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:

7077 konstatime të kryera gjithsej
728 konstatime te kryera në pallate

6349……….konstatime te kryera ne banesa
810…………banesa të pabanueshme
1937……….banesa të dëmtuara rendee
4026……….banesa të dëmtuara lehtee
69…………..pallate të pabanueshme
132…………pallate të dëmtuar reendee
530…………pallate të dëmtuar lehtee
1…………….qendër shëndetësore e dëmtuar
106…………biznese të dëmtuara
32…………..shkolla të dëmtuara

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

  • Sinaballaj 7 çadra
  • Lekaj 5 çadra
  • Kryevidh 8 çadra
  • Gose 1 çadër
  • Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

  • Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.
  • Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.
  • Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA
4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë