Futboll

1930-2020, klubet më të dobëta në historinë e futbollit shqiptar

Flamurtari është në kaos total. Shumë larg nga ai ekip që dikur shkruante historinë. Kriza financiare që ka mbërthyer vlonjatët është e rëndë, dhe zgjidhja duket shumë larg. Borxhet ndaj lojtarëve kanë bërë që merkato të jetë e bllokuar. Gjithë këto probleme kanë ndikuar edhe në rezultatet e ekipit, ku asnjë fitore në 20 javë të Kategorisë Superiore dhe vetëm 6 pikë në renditje tregojnë se ekipi ndodhet në krizë totale.

Duke u bazuar në këtë ‘’rekord’’ negativ të Flamurtarit, cili është ekipi me nivelin më të paktë të pikëve” të regjistruar ndonjëherë, në kampionatin shqiptar?  Që të bësh një analizë për ekipet më të dobëta, që kanë luajtur në kampionatin tonë, duhen sqaruar si fillim disa detaje.

Ekipet që kanë grumbulluar më pak se 10 pikë.

Në pamje të parë, të duket se është e thjeshtë, të gjesh ekipin më të dobët. Por kjo tabelë kërkon një analizë të veçantë. Nëse i hedhim një sy tabelës do vërejmë që disa kampionate dikur u ndanin në disa grupe, ku të parat e çdo grupi zhvillonin një finale për të shpallur fituesin dhe të fundit e çdo grupi binin një kategori më poshtë.

Një rast tjetër është Kampionati 1950, ku morën pjesë 12 ekipe dhe në një strukturë të çuditshme 6 të parat rigrupoheshin dhe luanin për titullin kampion, kurse 6 të tjerat luanin për të mos rënë nga kategoria, një nga çudirat e asaj kohe që nuk mund ti japësh shpjegim. Për të gjetur ekipin më të dobët, është paksa e komplikuar pasi Kampionati ynë, nuk ka pasur të njëjtin vazhdimësi ose nivel.  Rasti i Skampës së Elbasanit është për tu diskutuar, sepse Kampionatet e  vitit 1930-1934 u zhvillonin me 5 ekipe, pra nëse duhet të qëndrojmë te pjesa e nivelit dhe përhapjes të Kampionatit, Skampa nuk mund të quhet ekipi më i dobët.

Kampionatet e viteve 40-50 karakterizoheshin nga ndarje nëpër grupe dhe ndryshime të shpeshta të strukturave dhe kjo ishte në kurriz të ekipeve jo shumë të forta, dhe shembuj konkret janë K.S. Shqiponja, Gjirokastër (Luftëtari), K.S. Dinamo, Korçë  (Skënderbeu) dhe Puna Shijak, Shijak (Erzeni) që e kanë përfunduar kampionatin vetëm me 1 pikë. Nuk duhet harruar pa u përmendur edhe ekipi i Laçit që në sezonin 2004-2005, në një periudhë ku tradita e Kampionatit ishte formuar dhe nuk kishte asnjë pengesë, dhe ekipet luanin të barabarta me njëra tjetrën, e mbylli kampionatin me vetëm 2 pikë, diçka që me formën që po tregon ekipi i Lacit këto vite nuk mund te imagjinohet.

Edhe pse Flamurtari qëndron larg këtyre skuadrave me pikë, shpresojmë që në të ardhmen Kampionati Shqiptar, të mos të ketë ekipe të tilla, pasi vetëm sa e dëmton atë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë