Mode

18 nga dizajnerët më me ndikim reflektojnë mbi ndryshimet që solli Covid-19 në modë

Të detyruar të punojnë në shtëpi për shkak të pandemisë, dizajnerët më me ndikim në botën e modës përshkruajnë se si mësuan të përqafojnë qetësinë e shtëpisë duke marrë kohë për të rimenduar të ardhmen e vetë modës.

Alessandro Michele / Gucci
"Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë izolimin. Ne nuk mund të themi se është njësoj, sepse nuk është kështu. Ne kaluam diçka të fortë. Ndoshta, për herë të parë në këtë epokë teknologjike, ne ndiheshim të lidhur me Zotin. Dhe Zoti është Toka."

Pierpaolo Piccioli / Valentino
"Gjatë izolimit, vendosa të jem radikal," thotë Pierpaolo duke zbuluar manifestin e tij për një epokë të re. “Dua të jem më radikal në çdo aspekt të punës sime. Kreativiteti duhet të jetë forca udhëheqëse në një shtëpi të modës dhe kjo është ajo që do të jetë. Në të kaluarën, marketingu dhe reklama ishin më të rëndësishme sesa krijimtaria dhe nuk mendoj se është e drejtë" thotë ai.

Virgil Abloh / Off-White dhe Louis Vuitton
 "Unë dua të shoh ndryshimin sistemik. Të gjithë janë në një garë për t'u rikthyer në normalitet, në një imazh të pastër. Por ky është momenti kritik për ta kuptuar në të vërtetë se nuk mund të kthehemi në normalitetin që kemi qënë gjithmonë. Shpresoj që njerëzit të bisedojnë shumë me njëri-tjetrin."

Jonathan Anderson / JW Anderson dhe Loewe

"Ne jemi në këtë moment ku po pyesim veten, a e shikojmë historinë? Ajo që kam menduar për pak kohë është se ne duhet të mësojmë prej saj dhe pastaj të pyesim: si ta parandalojmë atë që të mos ndodhë përsëri?".

Rick Owens / Rick Owens
"Unë kam shikuar ekuilibrin e gjërave. Moda është kaq e çuditshme tani: sensacionalizmi, veshja dhe liria, kërkimi i perfektes dhe konsumimi i pavëmendshëm … Kjo më dha kohë të reflektoja vërtet dhe të shijoja qetësinë".

Donatella Versace / Versace
Për koleksionin kryesor të shtatorit, Versace thotë se filozofia e saj është kjo: "Bëni gjëra të vogla dhe të mira. Askush nuk do 'shumë' tani dhe pushoni por mos harroni magjepsjen, supermodelet, flokët dhe make-upin!".

Miuccia Prada / Prada
 "Ndryshimet në kohë më kanë bërë të pyes veten se sa larg një kompani luksoze mund të merret me këto çështje," thotë Miuccia.
 Dikush ka shkruar, "Shkoni në shtëpi dhe bëni detyrat e shtëpisë" dhe kjo është çështja. Le të mësojmë. Sa herë që dikush më pyet diçka, unë them, "Studio" thotë ajo. Madje ajo i thotë dhe vetes, "Studio më shumë, Mendo më shumë".

Sarah Burton / Alexander McQueen
 "Ne do të vazhdojmë të bëjmë rroba të dizajnuara për t'u dashur, rroba që janë të kohës së kaluar, por gjithashtu i rezistojnë kohës. Unë besoj se është përgjegjësia jonë për të mbrojtur gjërat që duam nga e kaluara, të ruajmë vlerat, nënshkrimet dhe historinë tonë, por është gjithashtu detyra jonë të sjellim gjëra të reja" thotë Burton.

Samuel Ross / A-Cold-wall
"Unë isha jashtëzakonisht i lumtur kur pashë që si rezultat i Covid-19 shfaqjet e modës nuk kanë më nevojë të ekzistojnë. Si stilist i ngjyrave, unë e shoh sikur çdo koleksion i ri bëhet vetëm për ta nxjerrë në pasarelë kur në të vërtetë pasarela nuk është fusha e betejes. Janë njerëzit dhe industria, që me Covid-19, do e shohin botën e modës siç duhet dhe siç është" thotë Ross.

 John Galliano / Maison Margiela
 "Nuk është hera e parë që jam detyruar të ndaloj. Jam ndalur dhe kam reflektuar. Pasi të pranoni situatën, ju do të jeni në gjendje të ecni përpara dhe të evoluoni" thotë Galliano. "Kur u ktheva në modë, mbaj mend se thoja: "Asgjë nuk ka ndryshuar përveç prespektivës time. Kështu duhet të memdojmë dhe kur ti kthehemi normalitetit."

Bonner Grace Wales Bonner / Uells Bonner
"Unë kam qenë gjithmonë shumë i vetëdijshëm për idenë e trashëgimisë dhe prejardhjes; duke menduar për njerëzit që kanë qenë më parë dhe krijuan hapësirë për ne. Tani, unë po e pranoj përgjegjësinë që kemi për të hapur dyert për një gjeneratë të re dhe puna që ne po bëjmë mund të ketë një ndikim të vërtetë në atë që do sjellë e ardhmja".

Marc Jacobs / Marc Jacobs
"Kur të filloj një jetë normale, do ta mendoj atë si rilindje. Ajo që kam mësuar është kaq e gjerë dhe më ka bërë shumë, shumë shpresëdhënës për agimin e një bote të re".

Olivier Rousteing / Balmain
 "Kur fillova të fusja diversitetin në shfaqjet e mia dhe të bëja fushata me yje hip-hop, moda po e vinte në dyshim. Ndjeva që moda duhet të ishte avangarde. Reagimet e njerëzve para gjashtë viteve ishin krejt ndryshe nga sot. Është një botë krejtësisht e re dhe falënderoj Zotin.

Riccardo Tisci / Burberry
 Muajt e kaluar kanë "traumatizuar botën dhe i kanë bërë të gjithë të ndalen dhe të mendojnë. "Sa njerëz janë vrarë gjatë 400 viteve të fundit? Sa njerëz janë vrarë në të njëjtën mënyrë si George Floyd? Por më në fund, bota ka marrë kohën për ta kuptuar. George Floyd, ai nuk mund të merrte frymë. Kur njerëzit vdiqën nga koronavirusi, ata nuk mund të merrnin frymë. Është shenjë. Njerëzit duhet të fillojnë të marrin frymë dhe të reagojnë në një mënyrë të qetë dhe të menduar. Dhe unë mendoj se modës i duhej një tronditje e madhe. Tani, nuk ka kthim mbrapa mbrapa".

Silvia Venturini / Fendi
"Ne kemi një platformë të privilegjuar dhe është e rëndësishme që ta përdorim atë. Do të vazhdoj ta bëj këtë, në një mënyrë organike dhe reale".

Daniel Lee / Bottega Veneta
"Unë e dua një shfaqje të modës, ai element i ëndrrës dhe fantazisë i bën njerëzit të ndjehen të shkëlqyeshëm dhe unë mendoj dhe shpresoj, se do të jemi akoma entuziast për këtë, shpresoj të mos zbehet. Është një moment për të menduar ndoshta shfaqja e modës nuk është e gjitha dhe mbaron me 1 shfaqje. Mbase nuk duhet të bëjmë një për çdo sezon."

Maria Grazia Chiuri / Christian Dior
"Kur Dior e bëri këtë markë, ai rifilloi përsëri një industri në Francë që u shkatërrua pas luftës. Ai ishte i rëndësishëm jo vetëm për biznesin e ri por sepse ai u dha punë njerëzve që humbën gjithçka. Ndoshta është koha të mendojmë se si Dior, të gjithë do ia dalim".

Nicolas Ghesquière / Louis Vuitton
"Izolimi më bëri të kuptoj se nuk dua të kthehem më në orët e tejzgjatura të punës dhe me shumë udhëtime. Unë mendoj se kjo situatë ka bërë që të gjithë të mendojnë ndryshe. Ai shton se dëshiron të krijojë mbështetje për markat më të vogla, për të "siguruar që ne po krijojmë një hapësirë për të gjithë. Një nga gjërat më të mëdha për të dalë nga kjo është një ndjenjë solidariteti".
Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë