Ngjarje

16 vjeçarja që “mposhti” liderët e botës

Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror po përgatitet të mbyllet të premten, një aktiviste 16 vjeçare për klimën përpara shumë kohësh paralajmëroi krerët botërorë për protesta të mëdha. Nisi gjithçka në rrugë, ndërsa tani përballet vazhdimisht me krerë botërorë në konferenca të ndryshme.
Ajo është e vendosur që do të ndryshojë botën!
“Në Davos, njerëzit duan të tregojnë për suksesin, por suksesi i tyre financiar ka ardhur me një çmim të pa imagjinueshëm të ndryshimeve të mëdha klimaterike, ju duhet të pranoni se keni dështuar,” tha Greta Thunberg në një konferencë shtypi në Davos të Zvicrës.
“Të rriturit vazhdojnë të thonë se u takon atyre që të i’u japin të rinjve shpresë, por unë nuk e dua shpresën tuaj, nuk dua të ketë shpresë. Unë dua që të jeni në ankth, të ndjeni frikë, sepse shtëpia juaj e madhe është një zjarr,” shtoi ajo.

Mbledhje të Forumit Ekonomik Botëror

Thunberg u ftua në Forumin Ekonomik Botëror nga Arkik Basecamp, një grup ekspertësh dhe shkencëtarësh të Arktikut që ngritën një kamp në Davos, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e elitës ekonomike globale për urgjencën e krizës klimatike. Që prej fillimit të grevave të saj në shkollë për veprimet klimatike në Stokholm në gusht, Thunberg është bërë një zë i shquar e cila ka bërë thirrje për t’u marrë masa kundrejt ndryshimeve që po has klima.
Atje, ajo tha se udhëheqësit e botës ishin ata që silleshin si fëmijë dhe të rinjtë duhet të merrnin vetë përgjegjësinë për të ndryshuar botën.
“Në këto konferenca, ashtu si kudo tjetër, unë kam dëgjuar që të gjithë po flasin për para. Duket se paratë dhe rritja ekonomike janë shqetësimet tona kryesore, por shtëpia jonë e madhe është një zjarr,” tha ajo.
“Të gjitha lëvizjet politike në formën e tyre të tanishme kanë dështuar, bashkë me to kanë dështuar edhe mediat në krijimin e vetëdijes publike, por njerëzit nuk kanë dështuar ende. Ne jemi përballur me një katastrofë vuajtjesh të pashprehura dhe tani nuk është koha për të folur me edukatë tani është koha për të folur në mënyrë të qartë. Zgjidhja e vetme është kriza klimaterike dhe kjo gjë është kaq e thjeshtë sa që edhe një fëmijë mund të kuptojë,” shtoi ajo.
Gjithashtu, ajo u shpreh se nuk ka vullnet politik për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit jetojnë, të gjithë mendojnë si të bëjnë biznes.
"Çfarë mund të bëjmë kur nuk ka vullnet politik? Çfarë mund të bëjmë kur politika e nevojshme nuk është askund?,” tha ajo.

Aktivistët për ndryshimet klimaterike

Gjatë gjithë kohës, 16 vjeçarja ka organizuar protesta të cilat kanë nisur nga bankat e shkollës dhe më pas kanë marrë pjesë dhe aktivistë të tjerë.
Mënyra se si ajo ka folur në konferenca dhe dalje publike për elitën ndërkombëtare dhe për ndryshimet klimaterike, ka bërë që shumë të rinj në vende të ndryshme të Europës t’i bëjnë thirrje lidëve të shteteve që të marrin masa kundër ngrohjes globale.
Në Berlin, mijëra të rinj dolën në rrugë duke protestuar me fjalët “ne jemi këtu, ne po flasim me zë të lartë sepse ju po na vidhni të ardhmen”.
Ndërsa në Bruksel të enjten , rreth 35 000 të rinj u mblodhën në rrugë dhe policia konfirmoi se tubimi prej 35,000 veta ishte pjesëmarrja më e madhe e protestës që kishin parë ndonjëherë. Gjithashtu, një tjetër protestë është e planifikuar edhe ditën e nesërme./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë