Ngjarje

15 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Maces së Zezë, ja kujt “i ndjell” keq

17 nëntori është Dita Ndërkombëtare e maces së zezë, që këtë vit mbush 15 vjetë që festohet.
E ideuar nga italiani Lorenzo Croce, president i Shoqatës Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Mjedisit, është një festë që ka lindur për rë mbrojtur një prej felinëve më elegantë dhe tërheqës nga një besëtytni që ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë shumë braktisje e në raste ekstreme edhe vdekje.

Dita e Maces së Zezë është një rast ndërkombëtar për të reflektuar se sa e fortë është besëtytnia në kulturë në vende të ndryshme të botës, duke nisur që prej vetë Europës. Një përsëritje e dizajnuar për të nënvizuar pasojat e një forme diskriminimi që prek një lloj të caktuar të kafshëve. Në Francë, për shembull, ndjellja e fatit të keq prej maces së zezë thuhet se prek ata që i mbajnë dhe kjo shkakton një numër relevant braktisjesh në radhët e maceve të zeza, numër që është rritur vitet e fundit për shkak të Instagram, që funksionon në sinkron të plotë me besimet popullore tradicionale.

Prej nga vjen besëtytnia kundër maceve të zeza?

Në fakt nuk ekziston asnjë bazë shkencore apo shpjegim objektiv që mund të pohojë se felnët e zinj ndjellin ters, por fatkeqësia prej maceve të zeza ka origjinë të largët.

Ngjyra pak e shqueshme netëve dhe sytë tipikë fluoreshent të këtyre felinëve kanë favorizuar në epokën mesjetare atashimin e këtij felini me idenë e një aleance me forcat demoniake të lidhura me okultin. Është tipike të mendosh kur macet fiksojnë në një moment të caktuar një pikë në bosht duke parë diçka të përtejme që ne nuk mund ta shohim. Ky mendim në të kaluarën i ka kthyer macet e zeza në emisarë të djallit, derisa inkuizicioni ka vendosur ti shpjerë në një vend sëbashku me shtrigat. Një krim brenda krimit.

Disa kafshëdashës në Barcelonë kanë dashur të eleminojnë portretin e maces së zezë prej zbukurimeve të festës së San Juan. Në Mesjetë në fakt, këto kafshë digjeshin në sheshe përgjatë festimeve.

Supersticioni më popullor, megjithatë, duket se derivon nga një fakt më praktik: në antikitet kuajt trembeshin kur netëve u shfaqej një mace e zezë dhe kjo ka shkaktuar incidente të shumta. Prej kësaj derivonte droja se nëse shihje një mace të zezë që të ndërpriste rrugën, me domosdo duhej të prisje fatin e keq që të të trokiste në derë.

Supersticioni nëpër botë.

Një supersticion që sot ka shumë variante. Në Gjermani macja e zezë sjellë ters vetëm nëse lëviz nga e majta në të djathtë, ndërsa e anasjellta sjell fat të mirë. Në Angli fatkeqësia ndodh vetëm nëse felini kalon përpara nga e djathta në të majtë, sepse e anasjellta sjell fat. Në çdo rast, Italia, Zvicra, Spanja e Brazili dakordësohen kur mendojnë se ndërprerja e rrugës prej maceve të zeza ngatërron fatin.

Ekziston mundësia që kjo tip maceje, përtej drejtimit që merr ndërsa kalon rrugën, sjellë fat. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil sjell fat nëse të kalon përballë, por mjerë ti nëse largohet. Për fat shkrimtari Paulo Coelho, në një roman ka theksuar që në Brazil të vrasësh një mace të zezë sjellë shtatë vite fat të keq!
Fat të bardhë ose të zi, prej vitit 2003 është e rëndësishme të kujtohet se macja e zezë festohet thjesht dhe vetëm për atë që është: një felin me qime të zezë që ndjell “fat të keq”, siç thotë një slogan i Ditës së Maces së Zezë, vetëm “fatkeqëve” që besojnë këtë supersticion u ndjellë keq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë