Histori

14 qershor 1777: Lindi flamuri i SHBA

Më 14 qershor 1777, Kongresi Amerikan miratoi të ashtuquajturat “Yje dhe vija” si flamurin amerikan. Flamuri sot përbëhet nga 13 vija që përfaqësojnë 13 kolonitë origjinale dhe 50 yje, që personifikojnë shtetet.

Flamuri me yje dhe vija, miratuar nga Kongresi Amerikan më 14 qershor 1777, fluturoi në betejë për herë të parë në urën Cooch në Maryland, më 3 shtator 1777, gjatë Luftës Revolucionare Amerikane. Zgjedhja për t’u fokusuar në simbolikën e “yjeve dhe vijave” ishte bërë tashmë nga kolonistët amerikanë, një vit pas pavarësisë. Megjithatë, flamuri i Shteteve të Bashkuara është ndër ato që kanë pësuar më shumë ndryshime.

Yjet në rritje - Deri në vitin 1912 ai nuk ishte as i kodifikuar në përmasat e tij, as në renditjen e yjeve, të cilat ndryshonin nga rrethi në vija. Yjet u zgjodhën nga Kongresi Kontinental më 1777, për të zëvendësuar flamurin kolonial, atë të Britanisë së Madhe.

Fillimisht u vunë 13 vija, si shtetet që u rebeluan kundër Britanisë. Por me kalimin e kohës numri i tyre ndryshoi.

“Yjet dhe vijat” ishin të destinuara të rriteshin, me grumbullimin e territoreve të reja: në 1795 ato u bënë 15 vija. Kështu që në 1818 u vendos që vijat të ishin gjithmonë 13 dhe vetëm yjet do të rriteshin.

Gjatë shekullit të 19, flamuri u përditësua 21 herë. Dy luftërat botërore amerikanët i bënë nën një flamur me 48 yje, ndërsa sot që nga viti 1960 (me aneksimin e Hawait) janë 50 yje dhe flamuri aktual ka rekordin e jetëgjatësisë mes atyre të Shteteve të Bashkuara. /Il Focus.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë