Jete & Stil

Sugjerimet që vijnë nga blogeret

Nuk keni pse të jeni modele për të pasur stilin e tyre shik sidomos gjatë muajit të modës.

Muaji i modës është periudha kur modelet, blogerat e modës dhe outfitet "Street Style" vihen në pah. Çdokush mund të vishet me stil dhe si një modele e vërtet pavarësisht formave, madhësisë dhe pamjes së tyre. E rëndësishme është të zgjidhni veshjen e përshtatshme, të shprehni vetëbesim dhe të qëndroni si një modelet e vërtetë.

Provoni të vishni një veshje thelbësore, në linja të pastra dhe të thjeshta, pa shumë ngarkime, ekzagjerime apo ngjyra. Në këtë mënyrë nuk do të gaboni si dhe do të keni mundësi të shtoni detaje nga stili persona që ju personifikon si individë.

1-Zgjidhni një veshje me ngjyra nëse stili bazë nuk është për ju. Mos i kombinoni ngjyrat në mënyrën më perfekte të mundshme, por bëni një kontrast të bukur të tyre. Moda ka të bëjë me guximin, eksperimentin dhe miksimin e printeve të ndryshme.

2-Krijoni një veshje të thjeshtë bardhe e zi, duke i dhënë më shumë fuqi këpucëve luksoze të zeza. Këpucët elegante me takë të lartë janë një nga detajet që shton dozën e feminilitetit në veshje si dhe ju bën të dukeni si modelet pa u munduar shumë. Kombinojeni ato me një palë pantallona të lirshme të zeza dhe një këmishë ose një golf të bardhë. Një pallto e leshtë në nuancat e grisë dhe aksesorë që bien në sy dhe tërheqin vëmendjen do të plotësojnë veshjen në perfeksion.

3-Vishni një palë xhinse të ngushta sipër kyçit të këmbës në mënyrë që këmbët të duken më të gjata dhe të holla. Këto xhinse kombinojnë me nga këmishat deri tek T-shirt, madje edhe me një fustan të hapur sipër.

4-Luani me ngjyrat klasike dhe syzet e mëdha. Syzet e mëdha ju rrisin vetëbesimin dhe krijojnë një pamje misteri e pushteti rreth jush. Një fustan i zi me një palë këpucë me takë dhe një pallto me ngjyrë sipër do ju bëjë të shkëlqeni.

5-Nëse keni në gardërobën tuaj një çantë të shtrenjtë markë, atëherë mos hezitoni ta ekspozoni. Zgjidhni një fund me printe ekstravagante apo forma asimetrike dhe kombinojeni më një golf apo pulovër ngjyrë neutrale. Sigurohuni që çanta të bie në sy në këtë veshje.

6-Luani me veshjet e lëkurës. Ato duken shik, glamur dhe krijojnë një veshje unike e të shtrenjtë. Vishni një fund lëkure me një këmishë apo pulovër dhe një palë çizme që janë në modë. Një beretë do të plotësojë shumë mirë pamjen tuaj cool.

7-Kur jeni në dyshime dhe të pasigurta në kombinimet tuaj, një fustan elegant i zi poshtë gjurit me rrip në mes dhe një xhaketë Channel e thurur me cirka do ju bëjë të dukeni super luksoze.

8-Lulet janë gjithmonë në modë. Zgjidhni një fustan me printe florale të errëta dhe kombinojeni me një pelerinë me ngjyrë.

9-Zgjidhni ngjyrën e vitit 2018. Çdo veshje në nuancat e saj do të duket bukur, sidomos nëse zgjidhni një fustan femëror. E kombinuar me të zezë krijon një veshje shik dhe që nuk duket keq asnjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë