Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa ai që mbahet si ‘koka’ i tyre, Altin Avdyli ka marrë dënimin prej 6.8 vite.
Prokuroria gjeti të përfshirë emra të njohur, mes të cilëve edhe atë vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite burg.
GJKKO dënoi me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehurit për tregtim të heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has, i zbuluar ne vitin 2018.
Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339 që e mori në dorë SPAK, për të hetuar pikërisht grupin kriminal të Shijakut të kryesuar nga Avdylajt, si dhe lidhjet e tyre.
Më konkretisht gjykata vendosi dënimin e:
Gjevi Ndoka me 8.8 vite
Altin Avdyli me 6.8 vite
Esat Mehmeti me 10 vite
Petrit Suljemani me 8.8 vite
Sajmir Sulejmani me 8 vite
Hajri Seferi me 10.8 vite
Orges Jahoelezi me 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli me 4.8 vite
Mario Zeqiri me 4.8 vite
Elton Shehaj me 4.8 vite
Ardit Gjyriqi me 4.8 vite
Admir Hoxha me 12 vite
Hekuran Hoxha me 10.8 vite
Vehbi Berushi me 8 vite
Anila Shuti me 2 vite
Xhavit Shyti me 8 vite
Flamur Çela me 8 vite
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.