Filma

11 aktorë që u penduan për rolet e famshme të filmave

“Cilat janë pendimet tuaja më të mëdha?” Kjo mund të jetë një nga pyetjet më të shpeshta që një gazetar mund t’i bëjë një aktori, por përgjigjja mund të zbulojë shumë gjëra.

Fakti që një aktor ka luajtur në një film të mirënjohur nuk do të thotë se do reflektojë pozitivisht mbi të. Në fakt, duket se disa aktorë janë edhe më kritikë ndaj paraqitjes së tyre në filma  të mirë.

Ja 11 aktorët që kanë shprehur keqardhje për rolet e tyre në disa filma.

Timothée Chalamet – A Rainy Day in New York (2019)

Timothée Chalamet është një nga aktorët e paktë që ka shprehur keqardhjen për punën me Woody Allen, pasi akuzat historike të bëra kundër regjisorit, nga vajza e tij adoptuese Dylan Farrow, u rikthyen në qendër të vëmendjes pas lëvizjes #MeToo.

Chalamet tha: “Unë nuk dua të përfitoj nga puna ime në film, dhe për këtë qëllim, do të dhuroj të gjithë pagën time për tri organizata bamirëse: Time’s Up, Qendrën LGBT në Nju Jork dhe RAINN”. Ai kërkoi falje për pranimin e rolit, duke thënë: “Kjo nuk është diçka që më vjen lehtë në çdo moment, dhe më vjen shumë keq”.

Matt Damon – The Bourne Ultimatum

Trilogjia origjinale e Bourne e Matt Damon mori lavdërime nga kritikët në mbarë botën. Aktori, megjithatë, ka folur keq për filmin e tretë, duke thënë se skenari origjinal, i shkruar nga regjisori Tony Gilroy, ishte i tmerrshëm. “Është me të vërtetë faji i produksionit që e vendos veten në atë pozicion”, tha Damon. “Unë nuk e fajësoj Tonin që mori një varkë me para dhe dorëzoi atë që dorëzoi. Thjesht ishte e palexueshme. Është vërtet e turpshme”.

Aktori Matt Damon

Zac Efron – High School Musical (2006-08)

Shumica e njerëzve e njohin Zac Efron si Troy Bolton nga High School Musical. Sidoqoftë, Zac Efron dëshiron që të njihet për diçka tjetër. “Unë tërhiqem dhe shikoj veten time dhe dua t’i godas atij djalit ndonjëherë”, tha ai për “Men’s Fitness”.

Sally Field – The Amazing Spider-Man (2012)

Seriali Amazing Spider-Man, me Andrew Garfield supozohej të lançonte një univers kinematografik që të përputhej me Avengers. Madje kishte zëra për një film të Aunt May që po hynte në produksion – jo se aktorja që luante Aunt May, Sally Field, do të ishte e emocionuar nga kjo. “Është vërtet e vështirë të gjesh një personazh tredimensional në të”, i tha ajo Hoëard Stern për interpretimin e personazhit, “dhe ju e punoni sa më shumë që mundeni, por nuk mund të vendosni 10 kilogramë në një cantë që mban 5”.

Aktorja Sally Field

Harrison Ford – Blade Runner (1982)

Aktori Harrison Ford shprehet: “Nuk më pëlqeu filmi në një mënyrë apo në një tjetër”, tha ai në vitin 2017, përpara publikimit të “Blade Runner”. “Kam interpretuar një detektiv që nuk kishte asnjë zbulim për të bërë. Për sa i përket mënyrës se si u lidha me materialin, e pata shumë të vështirë. Kishte gjëra që po ndodhnin që ishin vërtet të çmendura”.

Shia LaBeouf – Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull (2008)

Fansat e Indiana Jones kishin pritshmëri të mëdha për filmin e katërt. Shumë u ndjenë të zhgënjyer nga aventura fantastiko-shkencore. “Puna e aktorit është ta bëjë të gjallë dhe ta bëjë të funksionojë, dhe unë nuk mund ta bëja. Pra ky është faji im. E thjeshtë”, është shprehur ajo.

Christopher Plummer – The Sound of Music (1965)

“The Sound of Music” mbetet një nga filmat më të dashur të të gjitha kohërave. Christopher Plummer, megjithatë, e urrente të luante kapitenin von Trapp. “Mendoj se pjesa në The Sound of Music ishte më e vështira”, tha ai për The Hollywood Reporter. “Sepse ishte kaq e tmerrshme, sentimentale dhe e pakëndshme. Ju duhej të punonit jashtëzakonisht shumë për të provuar të futni pak humor në të”.

Daniel Radcliffe – Harry Potter and the Half-Blood Prince (2009)

Daniel Radcliffe ishte vetëm 11 vjeç kur u zgjodh si Harry Potter. Kjo nuk e ka penguar aktorin që t’i shikojë ato filma me një sy kritik. “Unë thjesht nuk jam shumë i mirë në [The Half Blood Prince]”, i tha ai Playboy në 2012. “E urrej atë. Ajo që po përpiqesha të bëja thjesht nuk më ndodhi”.


Aktori Daniel Radcliffe

Eddie Redmayne – The Danish Girl (2015)

Aktori britanik, Eddie Redmayne, i tha së fundmi “The Sunday Times” se ai “nuk do të merrte” rolin e një gruaje trans nëse do t’i ofrohej tani. Ai luajti artisten trans Lili Elbe në film dhe mori një nominim për Oscar. Megjithatë, ndërsa ai pranoi se ai “e bëri atë film me qëllimet më të mira”, ai tha: “Unë mendoj se ishte një gabim”.

Kate Winslet – Titanic (1997)

Kate Winslet nuk do që të dëgjohet për Titanikun si film. Performanca e saj si Rose është një çështje krejtësisht tjetër. “Theksin tim amerikan, nuk mund ta dëgjoj. Është e tmerrshme”, tha ajo një herë për “The Telegraph”. “Shpresoj se tani është shumë më mirë. E kam të vështirë të shikoj ndonjë nga performancat e mia”.

Idris Elba – The Wire (2002-08)

Idris Elba u pendua për mënyrën se si u prit personazhi i tij në “The Wire”. Elba mori një vlerësim të madh për rolin e Stringer Bell në serialin HBO – megjithatë, gjatë një paraqitjeje në podkastin e James O’Brien së bashku me David Lammy, ai vuri në dyshim reagimin e shikuesve ndaj rolit.

Marrë nga Indipendent, përshtati në shqip Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë