Ngjarje

11 aksidente rrugore në ditë, Brataj: 39% më shumë aksidente me biçikleta dhe skuter

Nga Gazeta Si- Nga 9 aksidente në ditë në 2023, këtë vit janë shënuar 11 aksidente rrugore në ditë.

Sipas analizës së bërë për 5 muajt e parë të vitit nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore, më të rrezikshme si aksidente klasifikohen ato me makinë, motor, biçikletë, këmbësorë dhe mjete të rënda.

Por, ajo që bie në sy është rritja e madhe që kanë pasur aksidentet me biçikleta dhe monopate.

“Ajo që ra në sy është se nga 149 është rritur në 208 numri i aksidenteve me biçikleta, që përkthehet në 39 për qind më shumë aksidente, ku përfshihen dhe ato me monopatina. Kemi vënë re shumë herë që aksidentet ndodhin si pasojë e moszbatimit të rregullave si kalimi në sens të kundërt", deklaroi për mediat Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave.

Brataj thekson se kjo situatë vjen edhe për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve që hyjnë në Shqipëri gjatë sezonit dhe atyre të regjistruara ndërkohë që numri i vdekjeve deri më tani nuk ka ndryshuar.

Aksidentet rrugore në mbi 15% të rasteve kanë ndodhur edhe si pasojë e sjelljes së këmbësorëve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën dhe janë burim aksidentesh në zonat urbane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë