Mode

Nuk ka më shpenzime për veshjet, bëhuni gati për rrobat e riciklueshme

Markat e njohura duhet të paguajnë për çdo veshje që ata shesin për të financuar një skemë vjetore të riciklimit prej 35 milion paund. Kjo është pikëpamja e deputetëve britanik, të cilët thonë se "modaliteti i shpejtë" është një kontribuues i madh në gazet serrë, ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit. Ata i kërkojnë qeverisë që të detyrojë prodhuesit e veshjeve të paguajnë më shumë për mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve që krijojnë. Aktivistët argumentojnë se rekomandimi e deputetëve nuk është ndonjë masë e fortë. Ato bëjnë thirrje për t’i dhënë fund asaj që ata e konsiderojnë si mbi-konsumimin e rrobave.

logo hippo

Pse të shqetësohemi për modën?
Industria e modës krijon vende pune në mbarë botën dhe mendohet të jetë me vlerë 28 miliardë paund për ekonominë e Britanisë së Madhe – por gjithashtu thuhet se kjo industri prodhon më shumë gazra serrë se të gjithë avionët që fluturojnë në botë. Aktivisti Libby Peake, tha për BBC News: " Një fushatë e cila mund të bëjë një ndryshim të madh në aspektin e ndikimit për ndryshimin e klimës është duke ulur sasinë e rrobave që blini dhe përdorimin e tyre, pastaj duke i dhuruar ato në dyqanet e bamirësisë për t'i mbajtur në gardërobën kombëtare ". Tregtia e veshjeve konsumon sasi të mëdha të ujit të freskët dhe krijon ndotje kimike dhe plastike. Fibrat e manipuluara janë gjetur në barkun e krijesave në oqeane.

Çfarë është duke bërë industria për ta përmirësuar?

Disa firma tani ofrojnë kupona për blerësit duke marrë përsëri rrobat e përdorura. Këshilli Global i Riciklimit përgëzon firmat, përfshirë Adidas, të cilat do të përdorin vetëm poliestër të ricikluar në të gjitha këpucët dhe veshjet deri në vitin 2024, dhe Bottletop, i cili bashkëpunoi me Mulberry për të prodhuar një qese luksoze të bërë tërësisht nga materialet e çiklizmit (mallrat e para-përdorura me vlerë shtesë).

Por deputetët thonë se nuk kanë marrë angazhime nga markat JD Sports, Sports Direct, Amazon UK dhe Boohoo. Ndërsa zëdhënësit e disa prej këtyre firmave thonë se kanë marrë masa të tjera që nuk janë regjistruar siç duhet nga deputetët. Raporti i deputetëve thotë se disa fabrika të modës së shpejtë në vende të tilla si Leicester nuk po i paguajnë pagën minimale punëtorëve - dhe të njëjtat firma po i shesin rrobat çmim të lirë që ato trajtohen si artikuj me përdorim të vetëm.

Deputetët thonë se në Britani të Madhe njerëzit blejmë më shumë rroba se çdo vend tjetër në Evropë – super prodhimi i veshjeve të dorës së dytë po mbyt tregun. Më pak se 1% e materialit të përdorur për prodhimin e veshjeve riciklohet në rroba të reja në fund të përdorimit të tyre.

Çfarë mund të bëhet?
Kryetarja e komisionit, Mary Creagh, tha se "prodhuesit e rrobave duhet të detyrohen të paguajnë për ndikimin që kanë". Ajo tha se qeveria duhet të nxisë kompanitë që ofrojnë dizajne të qëndrueshme dhe shërbime riparimi. "Duhet t'i ndihmojmë adoleshentët të kenë një lidhje emocionale me rrobat e tyre, në vend që t'i veshin disa herë, duke u fotografuar për Instagram dhe pastaj ti hedhin”.

"Të gjithë konsumatorët duhet të blejnë më pak rroba - pastaj t'i rregullojnë ato nëse janë shqyer, t’i marrin me qira ose t'i ndajnë." Deputetët thonë se një qasje vullnetare për përmirësimin e qëndrueshmërisë së industrisë së modës po dështon, pasi shumë pak marka kanë nënshkru marrëveshjen për t’ju përmbajtur rregullave të paraqitura prej tyre.

Çfarë thotë industria?
Peter Andrews, nga British Consortium Retail (BRC), na tha se një numër gjithnjë e më i madh i dyqaneve po ofronin skemat e marrjes së rrobave të përdorura dhe futjen e stoqeve të bëra nga materialet e ricikluara. Ai nuk e hodhi poshtë menjëherë idenë e një pagese për rroba e përdorura. "Qëndrueshmëria e modës është një prioritet i lartë për anëtarët e BRC-së - transparenca që ata kanë treguar dhe niveli i angazhimit me hetimin e reflekton atë" tha ai. Sophie Gorton, një pedagoge e asociuar në tekstilet në Kolegjin Chelsea, është një përkrahëse e modës së qëndrueshme. Ajo na tha se ka shenja të shpresës që industria ka filluar të ndryshojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë