Media Galeri

100 skiatorë të huaj profesionistë në Bjeshkët e Çajës

Bjeshkët e Çajës në Kukës të mbuluara nga dëbora kanë tërhequr vëmendjen e skiatorëve të huaj profesionistë. “Gjatë fundit të janarit dhe fillimit të muajit shkurt në Bjeshkët e Çajës kanë mbërritur rreth 100 skiatorë profesionistë nga Franca, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Fundjavën që lamë pas një grup skiatorësh nga Zvicra, e krahasuan Çajën me Alpet e Zvicrës”, thotë Ardian Musaj, guidë lokale në Kukës.
Sipas tij, “skiatorët zviceranë i kishin treguar se kishin kërkuar në Google dhe u kishte pëlqyer shumë Çaja, si një vend i përshtatshëm për ski dhe i paprekur nga dora e njeriut”.

Gjatë stinës së dimrit Bjeshkët e Çajës janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive. Në Bjeshkët e Çajës të Kukësit ndodhet edhe shtegu i ngjyrave, i cili në çdo stinë, por sidomos në pranverë tërheq një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë