Shendet

100 milionë të vaksinuar kundër Covid-19 në botë. Cilat vende po udhëheqin

Më pak se dy muaj pas prodhimit të vaksinave të para kundër koronavirusit në dhjetor, më shumë se 100 milion doza  janë shpërndarë në të gjithë botën. Deri ta martën në mëngjes, të paktën 101,317,005 vaksina ishin shpërndarë në të paktën 77 vende ose rajone anembanë globit.

Izraeli duket se është duke udhëhequr në luftën kundër koronavirusit, pasi më shumë se një e treta e popullsisë (37%) ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa një në pesë izraelitë (21%) ka marrë dozën e dytë. Të gjitha vaksinat që aktualisht gjenden në treg kërkojnë dy doza për të siguruar imunizimin optimal.

Izraeli ka siguruar një marrëveshje me Pfizer për të siguruar vaksina në këmbim të të dhënave mbi efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave. Serbia nga ana tjetër kryeson listën europiane.

Vendet me të ardhura të larta (siç përcaktohet nga Banka Botërore), të cilat zënë vetëm 16% të popullsisë së botës, kanë marrë 65% të vaksinavem, të cilat janë shpërndarë kryesisht në vendet e Amerikës së Veriut, Europës dhe Gjirit Arab. Pas Izraelit janë Mbretëria e Bashkuar (9.8 milion doza në 13.7% të popullsisë), SHBA (32.2 milion doza, 7.9%), Emiratet e Bashkuara Arabe (3.4 milion doza, pa të dhëna për numrin e njerëzve) dhe Serbia (e cila ka 6.2% të popullsisë).

Në Bashkimin Europian, 12.7 milion doza u janë dhënë 2.3% të popullsisë. Ato që udhëheqin në mesine shteteve Anëtare janë Malta (e cila ka vaksinuar5.4% të popullisë), Danimarka (3.2%) dhe Polonia (3.1%).

Kina dhe India, të cilat klasifikohen si vende me të ardhura mesatare, kanë siguruar përkatësisht nga 24 dhe 4 milion doza, të cilat mbulojnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë.

Të varfrit do të presin

35% e popullsisë së botës jeton në vendet ku vaksinimi nuk ka filluar ende. Shumica e tyre janë vende në zhvillim që po shikojnë dhe presin", sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tentos Adanom Grebregesus.

Deri më sot, asnjë vend me të ardhura të ulëta nuk ka filluar një fushatë vaksinimi masiv. Këto vende janë në pritje të dërgesave të para nga mekanizmi Covax, i ngritur nga OKB dhe Aleanca Ndërkombëtare e Vaksinave (Gavi).

Guinea konsiderohet si pioniere në këtë kategori, pasi ka vaksinuar dhjetëra njerëz. Disa vende të pasura, të tilla si Japonia, Koreja e Jugut ose Australia, nuk kanë filluar ende vaksinimet.

Shtatë vaksina janë aktualisht në dispozicion në të gjithë botën.

Amerika e Veriut, EUropa, Izraeli dhe vendet e Gjirit kanë marrë vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ndërsa vaksina e AstraZeneca do të shpërndahet menjëherë pas miratimit në BE, dhe është shpërndarë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi, por edhe në Mianmar, Marok dhe Sri Lanka.

India, një vend me një industri të fortë farmaceutike, mbështetet në vaksinën e saj, e zhvilluar me teknologjinë vendase.

Vaksina ruse Sputnik V nga ana tjetër është shpërndarë në Rusi, Argjentinë, Bjellorusi, Serbi ose Algjeri. Vaksina kineze Sinopharm jepet në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Seychelles, Egjipt, Laos dhe Serbi dhe vaksina Sinovac në Indonezi, Brazil dhe Turqi.

*Burimi: Associated Press/ Përgatiti: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë