Ngjarje

10 të vdekur, moti i keq gjunjëzon Italinë

Stuhitë, rrëshqitjet e dherave dhe erërat e forta kanë lënë dhjetë të vdekur në të gjithë Italinë si dhe një të zhdukur, duke detyruar zjarrfikësit të kryejnë 1600 ndërhyrje. Cikloni që ka goditur vendin fqinj po lëviz gradualisht drejt Ballkanit Perëndimor, pjesërisht dhe vendit tonë, ku ka pasur erëra të forta në Detin Adriatik dhe Jon.

Ndërsa numri i të vdekurve në Itali për shkak të motit të keq pritet të rritet, sot është gjetur trupi i një gruaje të hedhur nga një shkëmb në Rimini nga era e fortë, dhe ai i një peshkatari të vdekur në liqenin e Levico.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1057090034787143681

Rapallo u zgjua mëngjesin e të hënës me një port plotësisht të shkatërruar Gjatë natës, muri i jashtëm i portit u shemb plotësisht dhe dallgët depërtuan në port duke shkatërruar dhjetëra jahte.

Në Liguria, kryebashkiaku Giovanni Toti ka kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që aeroporti i Xhenovës do të mbetet i mbyllur deri  më 14 nëntor për shkak të stuhisë.

Portofino ka mbetur i izoluar ndërkohë që zonat rreth Xhenovës është në alarm të kuq. Rreth 170 persona, duke përfshirë turistë dhe stafin e hotelit, janë bllokuar nga e shtuna në Stelvio për shkak të borës së jashtëzakonshme (gati një metra e gjysmë).

Në Venecia, ku parashikimet flasin për rreziqet e larta, uji është ngritur me 110 centimetra duke përmbytur pjesë të rëndësishme të qytetit.

Tre persona humbën jetën në rajonin e Lazos dhe një burrë dhe një grua vdiqën në provincën e Frosinones pasi një pishë ra sipër automjetit në të cilin ishin duke udhëtuar, ndërsa një 57 vjeçar humbi jetën në rënie Latina.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1057088191176605696

Në rajonin jugor të Campanias, një 21 vjeçar u godit nga një pemë, ndërkohë që një grua në të njëjtin rajon mbetet në gjendje të rëndë. Një tjetër viktimë u vra nga një objekt i ngritur nga era në krahinën e Savonës. Ndërsa në Ancona një njeri tjetër i ri u plagos  rëndë pasi ra nga një çati për shkak të erës.  Pronari i një varkë që u përmbys në portin e Catanzaros, në Italinë jugore, vazhdon të jetë  zhdukur.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1057082183184199681

Zyrtarët rekomanduan që autoritetet e qytetit të kufizojnë lëvizjet dhe këshilloi mbylljen e shkollave dhe bizneseve. Shumë shkolla në disa zona të vendit fqinj u mbyllën të hënën dhe ka të ngjarë të mbeten të  mbyllura edhe për ditët në vazhdim.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1057079074361884672

Zjarrfikësit raportuan rreth 1,600 ndërhyrje, me 700 prej tyre në rajonin qendror-qendror të Toskanës. Përveç personave të shumtë të plagosur, dëmtimit të pronës dhe turistëve të bllokuar, moti i keq solli gjithashtu edhe vonesat e trenave, avionëve dhe autobusëve.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1056641907835764737

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë