Kemi arritur në fund të një dekade: plot lajme dhe trazira, nga pikëpamja kulturore, sociale dhe politike, dhe në nivel kombëtar dhe global.
Me përfundimin e një dekade, është hartuar edhe renditja e eventeve "vullkanike" që kanë shënuar këto dhjetë vitet e para të mijëvjeçarit të ri.
Sporti është jeta dhe pasioni. Kushdo që e ndjek ose e praktikon atë, në nivele të ulëta ose të larta, e di rëndësinë e tij dhe mundësitë që të ofron ai. Falë sportit, krijohen miqësitë, forcohen marrëdhëniet, mendoni për një prind që sakrifikon kohën e tij për të sjellë djalin e tij në ndeshje ose lidhjen që krijohet duke shkuar së bashku në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës.
Ata që luajnë sporte në skuadër e dinë se çfarë do të thotë të kesh një qëllim të përbashkët dhe ta ndjekësh atë së bashku me shokët e tu me të gjitha uljet dhe ngritjet që rrjedhin prej tij, ata që e praktikojnë atë individualisht e dinë se çfarë do të thotë të përcaktosh kufij dhe të përpiqesh t'i kapërcesh ato duke pranuar sfida dhe gjithmonë duke u përpjekur për të përmirësuar veten. Sporti mishëron të gjitha emocionet dhe sfidat që jeta mund të na rezervojë, duke na mësuar të përballemi me probleme në një mënyrë tjetër ose duke na dhënë një "rrugë shpëtimi" momentale dhe të ëmbël prej tyre.
2019 po mbaron, dekada po mbaron, dhe për këtë arsye janë përmbledhur dhjetë ngjarje sportive ose sipërmarrje sportive, të cilat për një arsye apo një tjetër, kanë pasur një rëndësi më të madhe gjatë këtyre viteve.
Brazili-Gjermani 1-7
"Fatkeqësia e të gjitha fatkeqësive", "Turpi më i madh në histori", "Një poshtërim historik", "Humbja më poshtëruese e një skuadre kombëtare e vendit pritës". Këto janë vetëm disa nga titujt që u shfaqën në gazeta të nesërmen pas humbjes së bujshme të Brazilit në gjysmëfinale, në Kupën e Botës 2014. Për brazilianët, të cilët e përjetojnë futbollin në mënyrë të vrullshme dhe në të cilin vendosin të gjitha shpresat e tyre, kjo humbje ishte një tragjedi e vërtetë kombëtare. Brazili nuk ka pësuar një humbje kaq të madhe në një kampionat botëror që nga viti 1920 në Uruguai. Në kujtim të "Maracanazo", mediat braziliane këtë ndeshje e quajtën “El Mineraizo”. Për ato që nuk janë në dijeni, "Maracanazo" ishte ndeshja e fundit e raundit të fundit të edicionit të katërt të kupës së botës 1950 të luajtur në Rio De Janeiro: Për Brazilin do të kishte qenë e mjaftueshme një barazim për të fituar kupën gjithçka ishte gati për festën, por diçka nuk shkoi mirë, Uruguai mposhti skuadrën e vendit pritës me rezultatin 2-1 dhe fitoi titullin, duke çuar një komb të tërë në dëshpërim total. Thuhet se në fund të ndeshjes dhjetëra njerëz në stadium u goditën nga atakë në zemër, disa madje u hodhën nga tribuna duke mos i rezistuar turpit të humbjes. Numrat flasin për 34 vetëvrasje të vërtetuara dhe 56 njerëz të sëmurë. E gjithë kjo na bën të kuptojmë edhe më shumë sesa rezultati 7-1,të shkaktuar nga gjermanët për kombëtaren e Brazilit ishte më shumë sesa një humbje e thjeshtë dhe do të mbahet mend, veçanërisht në Brazil, si një nga tragjeditë sportive më të mëdha.
Pacquiao vs Mayweather
Më 2 maj 2015, në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, u sfiduan Manny Pacquiao, kampioni botëror në 8 kategori të ndryshme, dhe Floyd Mayweather Jr, kampioni i pamposhtur në pesë kategori. Takimi u quajt "luftimi shekullit" dhe përfundoi me fitoren e kampionit amerikan me pikë. Në realitet, takimi në vetvete ishte zhgënjyes, dhe nuk përmbushi pritshmëritë: kjo sfidë u kthye në luftimin e shekullit për shkak të vëmendjes mediatike dhe të ardhurave që gjeneroi. Ndeshja vlerësohet të ketë gjeneruar më shumë se 500 milion dollarë fitime, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 150 milion dollarë të gjeneruar nga ndeshja Mayweather kundër Saul Alvarez. Ajo gjithashtu u bë ngjarja më e blerë në historinë e pay-per-view, duke tejkaluar 2.5 milion shikues. Sikur të mos mjaftonte kjo, kontrata e ndeshjes parashikonte një fitim të garantuar prej 200 milion dollarësh që do të ndahej midis dy sfiduesve.
Colin Kaepernick dhe protesta
Vitet e fundit ka pasur pozicionime të shumta në botën e sportit nga lojtarët ose menaxherët për çështje politike dhe sociale, me gjeste ose deklarata që kanë pasur një mbulim të madh mediatik për shkak të famës të tyre. Pozicionimi më emblematik i dekadës së fundit ka qenë sigurisht lëvizja "take a knee" (perk: gjunjëzohu) që filloi nga protesta e Colin Kaepernick, ish-qendërmbrojtësi i San Francisco 49ers, i cili në vitin 2016 u gjunjëzua për herë të parë gjatë performancës së himnit amerikan , për të denoncuar dhunën policore kundër popullatës afro-amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si çdo veprim kundërshtues kaq këmbëngulës, zgjedhja e Kaepernik ka ngjallur gjatë viteve të fundit vlerësime por edhe kritika, brenda dhe jashtë fushave të futbollit. Padyshim që në periudhën pas protestës së tij të heshtur, shumë sportistë i janë përmbajtur këtij rituali, duke i dhënë jetë lëvizjes "take a knee" (perk: gjunjëzohu), duke u gjunjëzuar. Megjithatë, është për t’u reflektuar, se pas këtij incidenti, lojtari është refuzuar nga të gjithë ekipet kryesore të NFL. Mund të jetë një rastësi, megjithatë ...
Dinastia Golden State
Me kalimin e viteve, gjatë finales së sezoneve në NBA, shumë ekipe kanë luftuar deri në fund për marrjen e titullit, ndërsa të tjerët kanë krijuar "dinasti" të vërteta. Golden State Warriors me siguri e kanë themeluar një dinasti gjatë dekadës së fundit, kampionë për pesë vjet me radhë të Konferencës Perëndimore nga 2015 deri në 2019, të mundur në finalen e 2016 nga Cleveland Cavaliers dhe në 2019 nga Toronto Raptors. Golden State theu edhe rekordet: në sezonin 2016 ata mbyllën sezonin e rregullt me numrin më të madh të fitoreve në histori, 73 fitore kundër 9 humbje, duke rrëzuar rekordin e Chicago Bulls të sezonit '95 / '96 (72-10); po aq ç’armatues janë numri i tripletave të realizuara nga ky ekip. Të udhëhequr nga Stephen Curry, Warriors kanë krijuar një seri suksesesh mbresëlënëse që i kanë bërë ata protagonistët e basketbollit amerikan në vitet e fundit. Dhe argëtimi është i garantuar për sezonin 2020.
Leicester 2016 kampion i Anglisë
25 maj 2016, derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham përfundon 2 me 2. Leicester është kampion i Anglisë për herë të parë në historinë e saj, Leicester është legjendë. Pas një udhëtimi të çmendur dhe të papritur, "Dhelprat", të udhëhequra nga trajneri italian Claudio Ranieri, fitojnë titullin kundër të gjitha skenareve dhe parashikimeve, duke gëzuar të gjithë tifozët e saj dhe më gjerë. Të gjithë në Angli dhe Europë bënin tifo për ta, një ekip provincial, i shpëtuar nga rënia sezonin e kaluar, pa patur burimet financiare të klubeve më të mira angleze dhe me qëllimin e thjeshtë për të qëndruar në kategori. Në fillim të sezonit askush, qoftë edhe larg, nuk do të mendonte se Leicester kishte edhe shpresën më të vogël për të qenë në gjendje të fitonte titullin, por ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitore, ëndrra, që kurrë nuk u konceptua si e tillë, fillon të materializohej; vëmendja e mediave përqendrohet tek ata. Nga e diela në të diel ëndrrat dhe mendimet fillojnë të realizohen. Leicester është në objekt diskutimi nga të gjithë; çdo burrë, grua, fëmijë, çdo dashamirës i këtij sporti, çdo romantik, çdo ëndërrimtar, shpreson në fitoren e tyre, për rënien e gjigantëve, për triumfin e Davidit mbi Goliath. Më 25 maj ëndrra bëhet realitet, përralla Leicester merr fundin e saj të lumtur duke arritur drejt e në zemrën e të gjithëve, duke realizuar një sipërmarrje që nuk është vetëm sportive dhe profesionale, por që është një sipërmarrje jete, e bërë me përulësi, vendosmëri dhe sakrificë.
Simon Biles dhe revolucioni i gjimnastikës artistike
22 vjeçe, 23 medalje botërore. Në Olimpiadën e fundit të zhvilluar në Rio fitoi katër medalje të arta dhe një medalje bronzi. Mbretëresha e gjimnastikës artistike është Simone Biles, një amerikane shumë e re që mbizotëron në këtë kategori, me shikimin e saj tashmë të kthyer drejt Tokios 2020. Edhe në sytë e atyre që nuk e ndjekin këtë sport rregullisht, fuqia e saktë e kësaj atlete duket çarmatuese. Në fakt, jo e lumtur që ka thyer të gjitha rekordet, tashmë ka dy ushtrime që mbajnë emrin e saj. Asnjë gjimnast para saj nuk kishte arritur të kryente këto ushtrime. Por është historia, ajo që po e shpërblen Simonen e vogël.
Kupa e Botës për femra 2019
Ishte edicioni i tetë i kupës së botës e futbollit për femra që u zhvillua nga 7 qershor deri më 7 korrik 2019 në Francë, dhe që përfundoi me triumfin e ekipit amerikan të udhëhequr nga t Megan Rapinoe. Plot 1.12 miliardë spektatorë që ndoqën turneun sipas të dhënave të publikuara nga FIFA: Ky kompeticion i dha një nxitje themelore futbollit të grave, duke ndihmuar në rrëzimin e disa pengesave. "Pagë e barabartë, paga e barabartë" ishte kori i përsëritur nga tribunat gjatë ceremonisë përfundimtare të ndarjes së çmimeve: lojtarët femra kërkojnë kompensim të barabartë me atë të rezervuar për kolegët meshkuj, duke shpresuar se ky do të jetë hapi i parë drejt njohjes më të madhe të sportit femëror në përgjithësi. Tani nga fjalët duhet të kalojmë te faktet. Dhe kjo mund të jetë e vështirë sepse presidenti i kombit fitues nuk ishte i pranishëm në dhënien e çmimeve të finales së Kupës së Botës ...
Finalja Djokovic-Federer Wimbledon 2019
14 korrik 2019, Wimbledon. Finalja e turneut më prestigjioz të tenisit në botë sheh Novan Djokovic dhe Roger Federer kundër njëri-tjetrit. Fundi i garës na jep triumfin në tie-brak të serbit. Përveç lojës fantastike të shprehur, të përbërë nga përmbysje dhe pikëve të anuluara të ndeshjes, sfida hyri në histori për statistikat. Së pari, me 4 orë dhe 57 minutat e saj të luajtura, ajo u bë finalja më e gjatë individuale për meshkuj në Wimbledon, duke thyer rekordin e mëparshëm që i përkiste gjithnjë atletit zviceran, Roger Federer, dhe Rafa Nadal, prej 4 orësh dhe 48 minutash. Një tjetër rekord i thyer ka të bëjë me numrin e pikëve të ndeshjes të anuluara: Djokovic ishte në gjendje të anulonte dy pikë ndeshje si përgjigje në setin e pestë, duke arritur të fitonte ndeshjen. Për të gjetur dikë që ka patur rezultate më të mira, duhet të kthehemi prapa deri në vitin 1948, kur amerikani Falkenburg mposhti australianin Bromwich në setin e pestë, pasi kishte anuluar tre pikë. Kjo, e kombinuar me lojën e shkëlqyeshme nga dy kampionët, që kanë bërë dhe po bëjnë historinë e këtij sporti, i jep kësaj ndeshje një vend në renditjen tonë.
Dualizmi Messi-Ronaldo
Kushdo që ka ndjekur futbollin në dhjetë vitet e fundit, patjetër që është përballur me pyetjen e përjetshme: Messi apo Cristiano? Disa përgjigjen pa u përgjigjur, duke thënë se ekziston vetëm një Ronaldo, fenomeni, dhe se pleshti atomik nuk do të jetë kurrë në lartësinë e bashkatdhetarit të tij, Diego Armando Maradona, pasi ai kurrë nuk fitoi një kampionat botëror. Në vend të kësaj, ka nga ata që përpiqen të japin vendime, duke i dhënë fitoren njërit kampion në vend të tjetrit, duke u përpjekur të zgjidhin një dilemë që ka kapluar epokën tonë dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen. Prandaj, e lëmë për të ardhmen vendimin e vështirë, por ajo që dimë është se Messi, më 2 dhjetor 2019, fitoi topin e tij të gjashtë të artë në dhjetë vite, duke vazhduar një traditë që nga viti 2008 (pas fitores së Rikardos Izecson Leite Ribeiro Kaka) gjithmonë e ka parë ose Argjentinasin ose Portugezin të fitojë këtë trofe (me vetëm një vit ndërprerje në të cilën ishte Modric ai që e fitoi atë, jo pa polemikë). Kjo sfidë e përjetshme, ky dualizëm i përjetshëm që na ka dhuruar netët magjike dhe na ka bërë të jetojmë një epokë të pakrahasueshme të futbollit, nuk mund të mos përfshihej në dhjetëshen tonë më të mirë.
Si të thyejmë kufijtë njerëzorë në më pak se dy orë: Arritja e Eliu Kipchoge
U deshën 1 orë, 59 minuta dhe 40 sekonda për të hyrë në histori dhe për të thyer kufijtë e limiteve njerëzorë përtej një pengese që dukej e pathyeshme. Eliud Kipchoge arriti ta thyente atë duke vrapuar maratonën (42 km dhe 195 mt) në pak se dy orë. Rezultati i arritur në INEOS në Vjenë, megjithatë, nuk mund të aprovohet pasi ishte një ngjarje e bërë për të arritur këtë rekord: më 12 tetor të këtij viti 34-vjeçari Kenyan ka vrapuar nëpër rrugët e kryeqytetit austriak, i shoqëruar nga shtatë lepuj që alternoheshin çdo 4.5km, dhe me një palë këpucë Nike të dizajnuara për të arritur shpejtësi maksimale. Por nuk ka rëndësi për Kipchoge, tashmë mbajtësi i rekordit të vërtetë të maratonës prej 2 orësh 1 minutë dhe 39 sekonda, i cili në ditën e rekordit ka deklaruar se "Sot ishte për të frymëzuar botën dhe për t’u treguar të gjithëve se asnjë njeri nuk është i kufizuar, pavarësisht sfidave në jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.