Ngjarje

10 mjekë shqiptarë festojnë fundin e misionit në Itali, gjobiten me 500 euro

Pas një muaji të kaluar në përballje me emergjencën Covid -19, po pinin birra dhe dëgjonin muzikë në dhomën e hotelit ku qendronin.

Po festonin fundin e misionit italian, duke pirë birrë dhe dëgjuar muzikë në dhomën e tyre të hotelit. Kaq mjaftoi për të nxitur pronarin e hotelit në Brescia, në të cilin ishin akomoduar kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që erdhën në ndihmë të spitaleve breshane, për të telefonuar forcat e policisë. Kështu grupi i specialistëve shqiptarë, që sot (të enjten) duhet të kthehet në Tiranë pas një muaji të kaluar në përballje me emergjencën  Covid-19, u denoncua në Polici me gjoba deri në 500 euro.

Sipas të dhënave të para, duket se mbrëmjen e djeshme (të mërkurën) 10 mjekë të ekipit shqiptar ishin mbledhur në një prej dhomave  të tyre që kishin kaluar gjatë këtij muaji për të festuar fundin e misionit dhe nisjen për në vendin e tyre. Një festë që në kohët e Koronavirusit nuk mundej të zhvillohej, madje as mes mjekëve dhe infermierëve të ardhur në Itali për të ndihmuar. Nga ekipi janë rreth dhjetë vetë që janë sanksionuar për  mosrespektimin e kufizimeve plus dy ankesa për rezistencë dhe zemërim. Në fakt, para agjentëve, dikush nga kontigjenti shqiptar reagoi keq, tepër i jashtëzakonshëm për atë që po ndodhte. Policisa po heton ngjarjen./La Stampa/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë