Mode

10 aksesorët që duhet t’i keni patjetër për në vjeshtë

Kur të vijë vjeshta 2021, do të keni shumë mundësi për të veshur, nga veshjet pastel tek veshjet me ngjyra. Aksesorët që do të përfundojnë pamjen tuaj do të jenë po aq të larmishëm gjithashtu. Një fustan mund të shoqërohet me çizme lëkure në gju nga Jane Birkin ose këpucë të sheshta apo dhe çantat që këtë vit kanë qenë nga më të ndryshmet. Kryesorja mbetet një maskë, gjithmonë e kombinuar me veshjen.

Vogue ka renditur disa lloje aksesorësh që do të “bëjnë namet” në vjeshtë 2021.

Një bluzë e thurur ose e trashë do të jetë një aksesor i rëndësishëm, perfekt për të mbajtur ngrohtë dhe për të fshehur ditët e këqija të flokëve. Versionet e Miu Miu dhe Ambush ngrihen lart për të bërë dhe rolin e një maske.

Një çantë super e madhe do të jetë thelbësore për një shëtitje. Fendi, Valentino, Christian Dior dhe të tjerët kanë çanta të mëdha, ku fare mirë mund të fusësh çdo gjë në të.

Këpucët me platformë të lartë do të jenë gjithnjë e më të pranishme. Çizmet e Schiaparelli vijnë me gishtërinjtë e tyre të artë, ndërsa Molly Goddard i ka dhënë çizmeve një ngjyrë të artë.

Prada dhe Simone Rocha ishin më “normalët” ndërsa platforma e Givenchy është me të vërtetë për trimat.

Shamitë retro u shfaqën në Conner Ives dhe Anna Sui, ndërsa Paco Rabanne imagjinoi një stil më të butë: një shami me lesh.

Çantat të lakuara e të buta u shfaqën në sfilatat e Versace, Louis Vuitton dhe Prada, një rikthim që vërteton se ky stil është gati për një rikthim. Janë të shumta markat që kanë prodhuar çanta të këtij stili, që do të thotë se do të ketë shumë çanta të këtij lloji.

Kur Marine Serre dhe Rick Owens bien dakord që asnjë maskë nuk është e plotë pa një vazhdimësi, të ngjashëm me shall, atëherë kjo kthehet në trend.

Një palë çizme lëkure deri në gju janë këpucët përcaktuese të sezonit. Janë perfekte sipas Hermès, në modë sipas Courrèges dhe më të nevojshme se kurrë sipas Tom Ford.

Çizmet e hënës? Në 2021? Po. Çizmja shumë e trashë ishte një risi nga Chloé, Dolce & Gabbana dhe Ottolinger, ndërsa Chanel prezantoi një interpretim më të butë të stilit retro.

Sipas Vogue, asnjë veshje nuk do të jetë e plotë pa syzet, nga ato më të çuditshmet. Thom Browne dhe Louis Vuitton morën fjalë për fjalë këtë dhe nxorën syze që me shumë mundësi nuk do të ishin të rehatshme të vendoseshin kudo.

Sandalet e mbushura, masë e madhe janë ideale për në shtëpi... dhe për të dalë jashtë. Luke dhe Lucie Meier të Jil Sander vazhdojnë të mendojnë se sandalet duhet ti kenë rripat sa më të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë